Poezi nga Sahit F. Osmani

 
Poezi nga Sahit F. Osmani
 
 
DITË PËR DITË
 
Si ta çliroj vetveten nga kjo peshë e rëndë
që më ka lidhur si shkëmbi për toke me ty
ditë për ditë më rrënon, si purpur më djeg
Dashuria e madhe në poshtërsi është kthy
 
Ditë për ditë më rëndon dhe m’i ashpërson
plagët në trup e shpirt gjer n’palëvizshmëri
n’ betejë të pabarabartë në duel më kërkon
çastet e lumtura janë shndërruar n’marrëzi.
 
 
DUKE SHIKUAR FOTOGRAFINË TËNDE
 
O ti e mira ime
nuk je ëndërr që shfaqesh në gjumë
ti vepron kundër dëshirës së dashurisë
që me pafajësinë e saj troket në zemër
 
Ti shfaqesh me bukurinë e detit
kur trëndafili i etur i diellit perëndon
me shpinë të kthyer shkëlqen drejt meje
me flokët e arta dallgë aromën derdh
 
Tokës e detit e qiellit i jep bukuri
me forcën tënde misterioze
shihemi e flasim me gjuhën e dashurisë
duke shikuar fotografinë tënde.
 
 
SHEMBËLLIMI YT
 
Më rrëshqite duarve kur zemrat përndizeshin
me ëndrrën e mallit tani të kërkoj përtej jetës
atje dashuria qëndron përjetësisht e ndezur
me zërin e ëmbël të natyrës i ushqen zemrat
 
Atë peisazh magjepsës zemra jote e ushqen
madhështi e bukurisë komunikon dritëplotë
vetëm ti ke guximin që me rreze të skalitësh
skalitje të ndezur që terrin e bën të arratiset
 
shëmbëllimi yt rrezatues as lakohet as thyhet!
 
 
ME FRYMËN E SHPIRTIT ENDESH
 
Kurdo e kudo me frymën e shpirtit endesh
aromën e luleve n’mushkëri t’zogjve e bën
                                                          këngë
je si zjarri që digjet dhe në fund fikesh
duke lën një grusht hi të ftohtë të bukurisë
Zjarri yt lart në qiell nga frymë e perëndisë
                                                          ndizet
zbret etshëm në tokë i shndërruar në shi
hedh ura ylberi që t’i lidhë brigjet
t’i bashkojë zemrat të jetojnë me dashuri.
 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s