Poezi nga Marjeta Shatro – Rrapaj

 
Poezi nga Marjeta Shatro – Rrapaj
 
 
Çmenduri Pizarnike
 
Nuk ka ekzistencë
pa eliksir jete në vargje ambrosie shpirti!
Eksplorim i vetvetes në heshtje të plotë
ku e thith botën në një frymëmarrje,
me ritëm, imazh e ndjenjë
në aktin e kungimit të kënaqësisë
me ndihmën e pesë shqisave në unitet të pazgjithshëm.
 
 
Për të qenë e vërtetë…
 
Vetmojmë nga pak,
duke pritur çastin,
të dehemi me kupa lumturie
e të mbytemi në pasthirrma marrëzie
që zgjatin sa një klithmë
e marramendemi nga ëndrra e paprekur,
trembemi nga ikja
s’i afrohemi dot dëshirës së etur,
mbërthyer fort pas mendimeve
në radhën e gjatë të kujtimeve
për të mbrojtur veten nga brengat…
 
 
Çlirim nga vdekja…
 
Shpërthen shpirti
në mijëra flukse drite
që treten në pafundësi
si rrathë eliptikë
si shirita vetëtimash
në portat e parajsës,
ku këndon jehona e erës
që e kemi para syve e s’e shohim
nga hija e kurmit të braktisur
mbuluar nga lotët e dhimbjes…
 
 
Monolog i akullt…
 
Ndjenjat fiken
në avujt e heshtjes,
si zjarri në vatër
e qeniet ndryshojnë përmasa,
kur dhembin plagët,
kur shuhen shpresat,
kur trupat thërrmohen prej kohës
e përkohësia e trupave
nuk i përket përjetësisë së shpirtrave
se muret e arratisë ndajnë të tashmen
nga e shkuara që fle në kullën e botës së stisur,
e ne endemi në akullsinë e dialogëve
që shtyjnë në monolog kllapitës
në betejën e zemërimit…
 
 
Gjurmë që flasin…
 
Malli dhimbsur
derdhet telajos
së portretit tënd
prej pendës blu të “Paqes”
që i këndon egos asketike
të shoqërisë antike
në gjurmën e një rrezeje…

One thought on “Poezi nga Marjeta Shatro – Rrapaj

  1. Marjeta Shatro Prapaj, my heartiest Congratulations for your such beautiful and significant poems. You have extraordinary sensibility and brilliant ideas to bring out your poems on public domain. I have always been enjoying and rejoicing your marvelous poems.
    Stay blessed and happy
    Yours sincerely
    Dr Perwaiz Shaharyar Editor National Council of Educational Research and Training NCERT New Delhi India

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s