Shtëpia Botuese “ADA” publikon vëllimin poetik “Përtej fjalëve” të autores Rosy Gallace me përkthim nga Irma Kurti

 
Shtëpia Botuese “ADA” publikon vëllimin poetik “Përtej fjalëve” të autores Rosy Gallace me përkthim nga Irma Kurti
 
Titulli i librit: Përtej fjalëve
Titulli i origjinalit: Oltre le parole
Autore: Rosy Gallace
Përkthyese: Irma Kurti
Redaktor: Sejdin Cekani
© 2021 Rosy Gallace
Të gjitha të drejtat të rezervuara.
Botimi i parë, 2021.
ISBN: 978-9928-326-89-8
Formati : 14x20cm
 
 
Përgatiti për botim: Roland Lushi
Shtëpia botuese “ADA”
Adresa: Rr. Mihal Grameno Pall.32 Ap. 7
Cel: 068 22 190 16
Tiranë, korrik 2021
 
Shtypur në shtypshkronjën e shtëpisë botuese ADA
Të gjitha librat e botuar te shtëpia botuese ADA
gjenden në Bibliotekën Kombëtare Tiranë
CIP Katalogimi në botim BK Tiranë
Gallace, Rosy
Përtej fjalëve : poezi / Rosy Gallace; përkth. nga ital. Irma Kurti;
red. Sejdin Cekani.
– Tiranë: Ada, 2021
88 f. ; 14×20 cm.
Tit. origj.: Oltre le parole
ISBN 978-9928-326-89-8
1. Letërsia italiane 2. Poezia
821.131.1 -1
 
 
Parathënie
 
Rosa (Rosy) Gallace shkruan dhe boton poezi, merr pjesë në konkurse të rëndësishme dhe vlerësohet me çmime.
Ka dhjetë vjet që i përkushtohet gjithashtu organizimit të çmimeve letrare dhe ngjarjeve kulturore, duke punuar me përkushtim të vazhdueshëm, seriozitet, këmbëngulje dhe në mënyrë krijuese. Falë këtyre dhuntive të padiskutueshme, të çmuara dhe të rralla, ka arritur të pushtojë një hapësirë të caktuar edhe në aktivitete të tilla, çka është e mirëpritur dhe gjithnjë e më tepër e vlerësuar.
Ndërkaq ajo paraqitet përpara admiruesve të saj me një libër të bukur me poezi, ku, në vetën e parë – me hir, thjeshtësi dhe emocione të jashtëzakonshme – zbulon një gamë të larmishme ndjesish të përjetuara gjatë ekzistencës së saj.
Është një rrëfim elegjiak që zbërthen në mënyrë melankolike temën e largësisë nga vendet e pandotura të tokës amtare dhe nga dashuritë e njerëzve të afërt. Ajo përshkruan me modesti të matur episode kontrastuese, magjepsjen që nuk mund të përshkruhet me fjalë të dashurive rinore, mendimet, projektet dhe ëndrrat që veniten në perëndim të diellit.
Është, në fund të fundit, analiza e mprehtë dhe sinteza e zhvilluar më së miri e vetë jetës.
Thurja e poezive arrin deri në ditët tona dhe mbyllet me notat e kujtimeve të filtruara përmes asaj velloje të hollë të një lloj trishtimi që e përshkon të gjithë veprën me tone të qeta, pa u shndërruar kurrë në pesimizëm apo në viktimizim. Forma që parapëlqen më shumë autorja është ajo e shprehjeve të buta, shpesh të pasuruara me imazhe metaforike të goditura dhe befasuese, që e bëjnë leximin të këndshëm dhe tërheqës.
Në panoramën e sotme letrare (që kryesisht paraqitet në përmbledhje me poezi të shtirura erudite, të mbushura me metrikë të pasigurt, të zbukuruara me metafora absurde, të privuara nga lirizmi dhe që në të vërtetë janë vetëm prozë e maskuar), ky libër i shkruar nga Rosy Gallace lulëzon si një balsam i çmuar çlodhës.
 
FABIANO BRACCINI
Poet, shkrimtar dhe regjisor
 
 
 

Përkthyese: Irma Kurti

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s