Kalendari poetik: Stefano Benni – 1947 / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj

 
Stefano Benni
 
Kalendari poetik: Stefano Benni – 1947
 
Sot, më 12 gusht, mbush 74 vjeç Stefano Benni, shkrimtar, gazetar, skenarist, dramaturg e poet italian. Në vitin 2015 s’pranoi çmimin Vittorio de Sica (që dorëzohet nga Presidenti i Republikës ose nga ndonjë ministër) si protestë ndaj shkurtimeve që bëri në arte dhe kulturë qeveria Renzi. Është një nga shkrimtarët italianë bashkëkohës më të mëdhej, sidomos në fushën e humorit. Edhe 100 Stefano Benni!
 
SHPIRTI
 
Shpirti…,
po të duket se është koha për të folur për shpirtin?
Nuk ka më djaj
që të na e lypin,
ata titujt duan,
është jashtë mode shpirti.
 
Shpirti,
kur dhëmb shpirti
antibiotikët s’hyjnë në punë,
mjekët dorëzohen,
mekanik s’ka për të,
shpirti nuk riparohet.
 
Ka fshatra
me pak shpirtra,
ka dhe qytete që kanë miliona,
por nuk duken,
vetëm trafiku duket
dhe radha nëpër semaforët,
krejt i vetmuar shpirti.
 
Shpirti,
një herë e pashë shpirtin tim
më doli prej goje
si tymi i cigares
dhe më pyeti nëse
isha i lodhur së jetuari,
i thashë: -po, shumë,
por dua të vazhdoj,
ai rënkoi
dhe u kthye në vendin e vet,
është i durueshëm shpirti.
 
Shpirti,
ka shpirtra të bukur
në trupa të shpifur
dhe fotomodele
me shpirtra të tmerrshëm
dhe kushedi sa politikanë
shpirt të ndyrë, të baltosur
brenda vetes fshehin.
 
Dhe ka fshatra
me pak shpirtra
dhe ka vende
me miliona shpirtra
që kur vdesin
në qiell ngjiten,
alamet shfaqje është,
një vërshim kozmik
dhe gazetat komentojnë
qenë njëqind mijë viktima,
por ishin ca shpirtra koti,
popujsh të largët
mesopotamikë
dhe qajnë një çast,
aq sa lajnë shpirtin
dhe harrojnë.
 
 

© shqipëroi Maksim Rakipaj

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s