Poezi nga Nikos Kazanzaqis / Shqipëroi: Vasil Çuklla

 
Poezi nga Nikos Kazanzaqis
 
 
***
 
Mbëritur kisha, gjer tek udha
nuk munda, t’a kaloj
ishte lumë, u ndala… dhe vështroj:
së bashku me ujrat ridhnin pëqi-pëqi
rrushët gjysëm të vyshkur
mundi, i gjithë një viti,
rendtte dhe humbiste detit me agoni.
 
Kuja, gjithë shtohej
disa nga gratë, ishin futur gjer në gju
brenda ujit dhe luftonin,
për të shpëtuar, ato pak stafidhe…
të tjerat, në këmbë, anës së udhës
kishin ulur, të kokës shami….
dhe flokun shkallmonin.
 
Gjer në koskë, ujë isha bërë
morra udhën, për në shtëpi
dhe luftoja, t’a fsheh gëzimin
se ç’mund të bënte ati im, nxitoja të shikoj,
do të qante… do të ulërinte, apo do mallkoj?!
 
Tek po kaloja nga fshati, Opsigjia pashë
gjithë stafidhen tonë, të kish bërë këmbë.
E pashë të rrinte palëvizur, në hajat,
mustakun bluante, ngadalë ndër dhëmbë…
Pas tij, në këmbë, nënëgjora qante.
– Baba – i thira, shkoi stafidhja jonë!
– Nuk shkuam ne – mu përgjigj, ndaj hesht!
 
Atë çast, se kam haruar kurrë,
besoj më ka qëndruar,
në çastet e vështira, jetës sime
I Madh Mësim…
Stoik, të qetë, rikujtoj atin tim,
hajatit tek rri dhe, as mallkon,
as lutet, as qan,
vetëm shihte, pa u tutur, të madhin therror…
dhe vetëm ai, po shpëtonte,
midis gjithë komshinjve,
Dinjitetin Njerëzor!
 
 

Shqipëroi: Vasil Çuklla

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s