Kalendari poetik: Sibilla Aleramo (1876-1960) / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj

 
Sibilla Aleramo
 
Kalendari poetik: Sibilla Aleramo (1876-1960)
 
Kalendari poetik shënon më 14 gusht datën e lindjes për Sibilla Aleramo-n, që është emri i artit për shkrimtaren dhe poeten italiane Marta Felicina Faccio. Pati fëmini dhe rini të vështirë dhe histori të shumta dashurie në jetën e saj; më e stuhishmja dashuri qe ajo me poetin Dino Campana (1885-1932), mbi atë histori dashurie, në vitin 2002 u xhirua edhe një film i regjisorit të njohur Mikele Plaçido; filmi titullohet “Un viaggio chiamato amore” me Laura Morante në rolin e Sibila Aleramos dhe Stefano Akorsi në rolin e poetit Dino Kampana.
Ja përzgjedhja ime në 155 vjetorin e lindjes së saj:
 
S’KAM FJALË
 
S’kam fjalë
fjalë në krahëror nuk kam,
shpirt i rrëzuar jam,
pa antenë të thërras,
kam vetëm heshtjen time,
këtë pështjellim ku digjem,
ndonjë lot në të rrallë, një pikë,
si erë më vjen mbi qerpikët,
ti nuk e ndjen
dhe zjarri, pa u ndjerë,
flakadan ngrihet,
shpirt i rrëzuar jam,
pa antenë të thërras, pa fjalë.
 
 

© shqipëroi Maksim Rakipaj

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s