Lexo qetësinë time / Nga: Eva Gjoni

 
Lexo qetësinë time
 
A mund të flasësh për atë që është rreth nesh, për atë që nuk mund ta shohësh. Ndodh vetëm disa herë në jetë, në atë moment të vjen në ndihmë një shqise që nuk është e jotja, vjen nga kushedi ku dhe largohet sikur të mos ketë egzistuar kurrë. Ti lexon për atë që ke parë dhe nuk kupton si ke mundur të shikosh hapsirat.
Duhet qetësi, qetësi e paqtë si ajo mbas një furtunë. Lexo qetësine time tani në mundesh, se shpejt një tingull, një mendim, një thirrje do e prish.Është vështirë të rrihapësh kështu tej skajeve, nuk ke kufij je njësh me ajrin, nuk je materie, prekje, puthje, kontakt, je rrymë që vetëm ndihesh.E shikon si lëviz, është valëzim grimcash. E kur del nga qetësia rrikthehesh me vargjet që vijnë vetë …
 
Afrika ime
E nxehtë e harlisur
Me perendime të flakta
Me mbremjet e dashurive,
mes tinguj jete
Afrika ime
E ngjizur nga perënditë
Qëndron shkujdesur shtrirë
Në damarë ke copëza dielli të shkrirë.
 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s