Poezi nga Sinan Vaka

 
Poezi nga Sinan Vaka
 
 
DËGJOJ TINGUJT E UNIVERSIT
 
Një zog në qiell këlthet britma grifshore,
nje zot antik valëzon detin midis qetësisë
më fjalë shkumore të padeshifrueshme
për shpjegimin e egzistencës së ujësisë,
si ekstazë e shpërqëndruar,
si mashtrim emotiv i ndërgjegjes së bukur
në suprinën e valëzuar të pragmëngjesit.
 
Kjo paska qenë porta sekrete e vargut tim
nuk jemi projektuar eterne si qenie,
por thjeshte mekanike të ofiçinës së shpirtrave
duke pikturuar
të padukshmen pas të padukshmes.
Shikoj sytë e kristaltë të një pulëbardhe
në pafundësinë blu të errët të agut,
ndjej zëra të palimitë
dhe ndërkohë dielli i purpurt
zgjat hijet e pemëve si kalorës mesjetarë,
duke shkundur paqes gjethet halore
në errësirën mortale .
 
Një vajzë para syve të mi
largohet pa përpëlitur sytë e saj
dhe le mbrapa ëndrrën e thiktë
me ritmin e sustë të gjoksit rinor
deri në pragun e iluzionit.
O Zot ! Hijeshia e saj e lëkurtë
me flakë ndjellëse;
Si mëkat i dëshirshëm!
 
Ndjej shushatjen time të plakjes
nga matematika lirike e pazgjithshme
me fundin pa limit .
 
E ndjeni vargun e poetit si lartësohet ?!.
Po flak hijen e tij në pafundësi.
Dashurohet me jorealen
midis rërës së mishtë të mëngjesit
edhe pse e di
që kamardaret e dashurisë i mungojnë
e perseri pi ujë enkas për tu mbytur dëshirave.
 
Gjarpëri egoist i tij hyn edhe tek ju,
sepse poezia është veshja e linjtë e shpirtit.
 
Kjo është kënga detare e pragmëngjesit,
madje edhe Sfinksi në këtë orë fle,
duke mos parë sekretet e universit
me përshtypjet ikanake,
të këtij universi jokohor
që shuan spektrin e diamanteve qiellore
dhe zërin mallëngjyes të poetit .
 
 
ETJA
 
A mundem ta shikoj venitjen tënde vajzërore ?
Kam ankth kohën, prandaj sulem pas trupit tënd
e asgjë nuk më kthen te pendimi , s’ kam droje,
ndërsa thith nektarin e joshjes, i pamend.
 
Pastaj eliksirin e gojës tënde gustoj i qetë,
(oh, joshje ! ) qartë , derisa etja ma toleron,
kundroj lëkuren tënde, si hëna e zbehtë,
dhe një det perbindësh gjakun ma trazon .
 
Vampir kthehem, i gushës tënde magjepsur,
ndërsa ndjej damarëve vërshimin si zjarr,
që mizorisht më ndez vesin më të vjetër
nuk mundem ti largohem etjes, jam vrastar !
 
 
BIRRARIA ” EXTRA “
 
Ndonjehere shikoj mendime abstrakte
por gjithçka mbaron tek birraria “Extra” .
Zonjushë! Jeni e re ?
Po ju them diçka të pjekur,
sepse unë e di rrugën e parrugë…
 
Nga shpikjet, kush është saktësisht
qysh nga gjethja e fikut sipër lakuriqësisë,
Burri shpikësi i gruas,
apo gruaja shpikësi i burrit të birrarisë?
 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s