Kalendari poetik: Carmen Conde (1907-1996) / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj

 
 
Carmen Conde
 
Kalendari poetik: Carmen Conde (1907-1996)
 
U lind më 15 gusht, 114 vite më parë, Carmen Conde, poete spanjolle e “brezit 27”. Në vitin 1979 qe e para femër që zgjidhej në Akademinë Mbretnore Spanjolle. Librin e parë e botoi në vitin 1934 me parathënie nga Gabriela Mistral. Është vlerësuar me çmime të shumtë për krijimtarinë poetike. Ja një poezi prej saj:
 
LUNDROJMË BASHKË
 
Xhveshur me lakuriqësinë tënde ngjitur.
Gjinjtë e mi si akull i sapo skalitur,
mbi ujët e rrafshët të gjoksit tënd.
 
Dhe ti, mbi lakuriqësinë time pluskon.
Ngre krahët e fluturimin tënd mbështes.
Mund të zbulosh edhe ëndrrën time,
sepse qielli mbi ballin tim do të pushojë.
 
Lumejtë e tu që rrjedhin, lumejtë e mi do të jenë.
Bashkë do të lundrojmë, mbi mua je si velë,
kështu ndër dete të panjohur do të të shpie.
 
Ç’magjepsje e hatashme gjeografie!
Sytë e tu, zogj në pemën time,
mbi barin e trupit tim.
 
 

© shqipëroi Maksim Rakipaj

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s