Kalendari poetik: Charles Bukowski (1920-1994) / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj

 
Charles Bukowski
 
Kalendari poetik: Charles Bukowski (1920-1994)
 
Sot, më 16 gusht, është 101 vjetori i lindjes së Charles Bukowskit. Në vitin 1944 mbaroi studimet në L.A. City College për gazetari dhe letërsi; u përpoq t’i shmangej shërbimit ushtarak (pati filluar lufta II botërore) dhe ia arriti: komisioni mjeko-ligjor nuk e gjeti të aftë për shërbim ushtarak. Në rini ndoqi ca kohë grupe të së djathtës, më pas të së majtës, por gjithsesi politika nuk u bë kurrë hobby i tij. Mendonte: «Ndryshimi ndërmjet diktaturës dhe demokracisë qëndron në atë që në demokraci votohet një herë, pastaj marrim urdhërat, kurse në diktaturë nuk çojnë kohën dëm me votimet.» Në vitin 1944 shkroi tregimin e parë, gjatë jetës së tij shkroi 6 romane, qindra tregime dhe novela, mijra poezi dhe skenarë filmash. Ai pranonte ndikimin që patën në shkrimet e tij një sërë autorësh të njohur si p.sh.: John Fante, James Thurber, Louis-Ferdinand Céline, Anton Çehov, Franz Kafka, Knut Hamsun, Ernest Hemingway, Henry Miller, Robinson Jeffers, Fjodor Dostojevskij, David Herbert Lawrence, J. D. Salinger, Antonin Artaud dhe Edward Estlin Cummings. U shua më 9 mars 1994 nga një leuçemi agresive akute. Adhuronte macet dhe qentë, mbante një tufë mace dhe maçokë në shtëpi. Ka edhe poezi të tijat për kafshët.
Në shqip u botua fillimisht romani i tij “Femrat”, disa tregime, novela etj., por asnjë nuk arriti lartësinë e përkthimit të romanit “Femrat”. Në vitin 2015 shtëpia botuese ENEAS botoi një përmbledhje me poezi të Bukowskit të përkthyera prej meje me titullin “Bukowski Poezi”.
 
 
E PARA POEZI IMJA NË KOMPIUTER
 
Thua mora rrugën e mutit dhe unë?
Thua kjo vegël do ma nxjerrë shpirtin
që dehjet, femrat dhe varfëria
s’ma morën dot?
Mos po gajaset Whitman brenda në varr?
Robert Creeley* e pëlqen këtë mrrokull?
Si duhet e kam lidhur?
Unë të jem vallë?
Allen Ginsberg** do t’ja fusi ulurimës?
Duhet të qetësohem!
Paça fat!
Më vaftë mbarë!
Ec përpara! Jepi!
Jam i virgjër përsëri,
jam një 70 vjeçar i paprishur.
Mos tall bythën me mua, vegël dreqi,
ec, jepi.
Kujt i plas!
Folmë vegël, me ty po flas!
Oooo, sa do të pimë bashkë!
Do të bëjmë edhe gallatë!
Mendo pak sa njerëz kanë për të më urryer
për këtë kompiuter.
Kujt i plas, le të shtohen tek të tjerët,
le t’i japin, unë vazhdoj drejt.
Dhe ky është fillimi
nuk është
fundi.
 
R. Creeley* (1926-2005) poet postmodern amerikan
A.Ginsberg** (1926-1997) poet amerikan, ka një poezi me titull “Ulurima”
 
 

Shqipëroi: Maksim Rakipaj

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s