Poezi nga Mihal Gjergji

 
Poezi nga Mihal Gjergji
 
 
E PASHË NJË NËNË
 
U pamë në sy dhe befas ndala
M’u bë se ishte nëna ime
Te buzë e çarë këputej fjala
Te fjala ndjeva ngashërime
 
I mora duart t’ia lexoja
Me gjuhë misteresh, si një libër
Mermer i ballit mbushur shkronja
Herë si Kuran e herë si Bibël!
 
E pashë një labe hijerëndë
Nuk di nga ç’tempull kishte zbritur
Vajtim i saj më bëhej këngë
Dhe kënga djepet kishte ngritur!
 
 
FJALË MALLI
 
Ç’bëhet kështu?
Dëgjoj qarje të largëta
Udhët u prenë e vapa djeg si zjarri
Asnjë varr i ri s’ka lindur
Asnjë varr i vjetër s’ka vdekur
Vetëm shpirtrat zbresin e flasin me mua
Krojet e borës pikojnë lotët e mallit
Një çoban i vetmuar mat hostenët e diellit
E unë, s’mund të bëhem varr i vendlindjes
Ajo është e madhe.
 
 
 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s