KUR E SULMOVA TERRIN / Poezi nga Rrahim Ganiu

 
Poezi nga Rrahim Ganiu
 
 
KUR E SULMOVA TERRIN
 
1
Shndërrohem në zog
Shpërfillës
E sulmoj çmendurinë
A thua jam kodër
E paprekur
Një flutur e kuqe me
Pika të bardha
Me krahët e saj
Të lehtë
Që ndalet në plisin tim
Të bardhë si bora
Më tregon rrugën
Ku dergjet profeti
 
2
Posa e sulmova
Terrin e zi
Nga zjarri i natës
Nuk e pashë hanën
Të gërvishur, as diellin
Kur u zgjua
Dhashë mesazhin
Tim
I urrej sopatat
E mprehta
Që e presin drurin
E njomë të malit e rrafshit
E ia ndalin këngën
Zogut
 
3
Mërzia më vret
Në mëngjes
Nga një burg që shëtit
Në rrotlla
Viktim vëllau im vllëzërit e mi
Unë
E dita shqetësohet skajshëm
Nga njerëzit asgjësues
Të paaftë
Për ditë hijeshie
Njerëz pa këngë
Dëshire
Po e lus Zotin që ta mësoj
Atë që s’e di
Ti shpërndaj mjegullat
Shkëlqimin ta var
Në bebëzat e syve
 
4
Për punë të mëdha
Duhet të pastrojmë
Botën tonë mendore
Ta ushqejmë me vlera
Të vërteta
Ta shmangim
Smirën dhe xhelozinë
Atëherë mund të
Ngjitemi
Në shkallë të larta
E ta mundim terrin
Kalaja le të shkëlqejë
Sa ka jetë
 
5
Sot më shumë mendova
Se si t’i quaj enigmat
E pashqiptuara gjer
Në fund
E harrova zërin e kitarës
Sime
E heshtja shpërtheu
 
6
Nga pamundësia
Për gjëra të sakta
Shpeshherë
Ngarend pas kuajve
Të egër
Dua t’u kërcej në shpinë
E në ëndrrën e parë
Të shqiptoj një dëshirë
 
7
Nuk rri duarkryq në majë
Të bregut
E dua lodhjen e puthi
Në mëngjes
 
8
Betohem në frymën time
Se do ta thërras lumin
Me emrin e vet të vërtetë
Aksit do t’i them Aks
E Erigonës Erigon…
Gjithmonë
Të lënë pas dore në kohë
 
9
Kjo tokë mjaft ka vjellë
Vrer e gjak
Një urdhër i mprehtë
I fuqishëm
Të sjell gjëra të mëdha
Të mira e të bukura
E të gjithë të vuajturit
E ata me vullnet të mirë
Njerëzorë
Ta himnizojnë si në baladë
Në përjetësi që në yllin e parë
 
10
E mbaj kohën në shuplakë të dorës
Dua të ndërtoj ura
Ëndërr e shpirtit le të kalojënë aty
Të gjithë njerëzit e të gjitha racave
Të të gjithë kombeve, të të gjithë konfeksioneve
Të kultit
Njerëzit le të shëtisin të lirë si lumi që rrjedh
Le të këndohet kënga e re, kalaja ime të shijojë
Lirinë e vërtetë, unë nikoqir të gjithë do t’i gostis
Me shpirtin e zemrën bujare të krenarisë së etnisë
 
11
Engjëlli im më shikoi drejt
Në sy
Më tha me zë të qetë
Një fjalë
Je në mesditë
E unë mendoja se si do ta arrijë
Mëngjesin e lumtur
Po
Së pari duhesh të çlirosh
Duart
Më tha engjëlli im
E me duar të lira biro
Mund të kryesh punë
Të mëdha.
 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s