Poezi nga Dhurata Haxhiu Kasa

 
Poezi nga Haxhiu Kasa
 
 
Kupa ku ajo pi
 
Kupa ku ajo pi është dhuratë nga Hera,
mëtonjësit modernë bursën kontrollojnë dhe gotën e saj që zbrazet,
deri në pangopësi!
 
Ajo vetëm pi dhe kjo shton kureshtjen,
nga Benx a Q-7-ta xixëllojbë buzëqeshjet e pritjes,
sa tallëse kurorat me lule natyrale të mëtonjësve,
ndërkohë që kjo ishte veç një skenë fatale,
e Zeusit që kurrë nuk shtiu verë në atë gotë,
por thjesht dy buzë që takuan kupën e bronxtë.
 
Shija ishte mermerizuar në duar,
petale lulesh të egra zbritën me dëshirë që kupën ta mbushin me natyralizëm,
vajza vazhdon të pijë sytë e tyre,
se duart janë të dërrmuar nga mohimi!
 
Kupa mbushet me dëshira dhe zbrazet me tradhëti!
 
Sa na ka marrë malli për dashuritë e vërteta,
modë e vjetër thonë,
ndaj kupa nuk është më e Afërditës pronë,
kupat relike të trëndafilave me aromë.
 
Kupa ku ajo pi është kaq e bukur por vetëm kaq!
 
 
Mbi erë!
 
Mbi erë sikur për pak të ulesh të fluturosh në një drejtim,
fatlum do jesh nëse pranë teje të ulet një kujtim,
i lehtë symbyllur mbi gjithëbotë fluturon mbi shumë vende,
duhet ta ndiesh një aromë që vjen prej një legjende.
 
I shtrirë mbi puhizën e një ere je një abstraksion,
se vetë era ka vec shpirtin dhe vec një medaljon,
e zvarr vetveten e zhvesh mashtrimin sa lehtë si një petal,
si medaljon shikimin ke mbi tokë mos u ndal.
 
Pastaj fluturimi yt veror ka veç një kuptim,
shikon nga lart një luleborë që thahet nën shikim,
duke fluturuar ca flokë vajze që i deshe shumë dikur,
i shpupurit aromë i merr si jasemin mbi mur.
 
Një fushë të mbushur me luledele e merr nër krahë në gji,
mbi ujët e lumit freskon shikimin i rrejshëm është aii,
edhe mbi mal nuk mund të ndalesh pëllëmbën e kalon,
symbyllur të futesh i erëzua në shpellë nuk harron.
 
Në çdo moment në cdo fluturim o burrë o peng i saj,
asgjë nuk pe nga lartësia u zhduk kujtimi i saj,
një cast harrove ti se era ka një fuqi praruar,
të zhburrëron pa të prekur vec duke të mikluar.
 
Po ç’ish ky kujtim i marrë që era pranë e sjell?
Mos i beso ish një gënjeshtër aromën e saj të merr.
E lehtë era, mbi të mashtrimi qëndron kaq shekullor,
gjitjcka njerëzore o burrë i gruas në tokë e ka një orë.
 
Të fluturosh bashkë me erën është një magji,
se ikin që të gjithë kujtimet, mbetesh vetëm ti,
jeton nga lart i lirë i lirë thjesht thith një ajër tjetër,
xheloze është kjo erë e gushtit të fton në flirt të ethshëm.
 
Pa tingull era pa shumë fjalë mendjen seç ja mori,
një çast ai si Jasoni ju përgjërua i foli,
i dha kujtimet dhe gjitjcka u thye në fluturim,
fytyra i mbeti poshtë në tokë u kthye në kujtim!
 
 
 
 

One thought on “Poezi nga Dhurata Haxhiu Kasa

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s