Poezi nga Myrteza Mara

 
Poezi nga Myrteza Mara
 
 
EKLIPSET
 
Çudi me eklipset
po shtohen shpesh,
kaq e trazuar do jetë kjo botë?
Herë errësohet hëna,
herë qielli i zbehtë,
tharë syr i globit për një pikë lotë!
 
Edhe yjet,
duken shumë më larg,
më parë i numëroja me gisht.
Dita ishte ditë,
por edhe nata ishte natë,
sot, syri i diellit verbuar me dritë.
 
Ah, këto eklipset,
ndoshta duan të ndrrojmë orbitat
për në planet tjetër.
Por në dallgët e viteve,
kemi diellin e shpirtit
për t’i dhënë jetë shpresës.
 
Eklipset kanë ndodhur,
është ligj i natyrës
dhe do të ndodhin përsëri,
Kjo botë,
të mos ndihet e lodhur,
duhet t’i falim më shumë dashuri.
 
 
MINUTAT SHEKULL
 
Vitet,
që më humbën
nëpër mjegull,
mos m’i ki zili,
unë
vetë i shtyva
drejt honit të Harresës,
ishin vite pa Ty!
 
Minutat,
që ndajmë si kafshatë,
shpirti i bën shekull…
 
Vetëm për kaq
e jetoj jetën!
 
 
ÇFARË PO NDODH?
 
Çfarë po ndodh në ditët tona
Çfarë po ndodh në këtë shekull?
Vetëm klithma për poltrona
Më shumë vdekje për të vdekurit.
 
Vetëm klithma, vetëm klithma
Verbuar rrugët, shurdhuar muret,
Zgjatuar netët, mërguar drita
Mbyllur shtigjet, vetëm shkurre.
 
Zjarre vreri dhe vrer ndër zjarre
Dor e nxirë dhe shpirt i nxirë
Kujt i duhen kaq shumë varre
Kush e ndjellë këtë mënxyrë?
 
Derdhin lotët krokodilat,
Ndjellin gjahun veç me lotë
Mallkojmë bujshëm ne, viktimat
Çfarë po ndodh kështu, o Zot!
 
Vetëm klithma, vetëm zhurmë
Dhe përse? Për poltrona!
Koh’e vetëvrarë me gurë
Gurë mallkimi mbi kokat tona.
 
Çfarë po ndodh edhe përse,
Këta ortek ku po shkojnë?
Thonë se ka një Zot mbi re
Po ku është, pse s’e shikojmë?
 
Nëse sheh e nuk ve dorë
Prap do pyesim dhe do pyesim
Sepse nesër mund t’jetë vonë
Ndoshta dhe pa emër mbesim.
 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s