Shtëpia Botuese “ARTE-GRAFIK-PRINTIM-LIBËRLIDHJE” boton vëllimin poetik “SHTRËNGATAT E JETËS” të autores  Shpresa Muça Erdos me redaktim, kopertinë dhe parathënie nga Vullnet Mato 

 
Shtëpia Botuese “ARTE-GRAFIK-PRINTIM-LIBËRLIDHJE” boton vëllimin poetik “SHTRËNGATAT E JETËS” të autores  Shpresa Muça Erdos me redaktim, kopertinë dhe parathënie nga Vullnet Mato 
 
 
NJË LAURESHË, QË NIS TË KËNDOJË NË VJESHTË
 
Zonja e nderuar Shpresa Muça Erdos, është një autore e talentuar, me origjinë nga Ishulli i Lezhës, e cila ngjason me një laureshë poetike, që vendos të këndojë në vjeshtën e moshës, kur kanë filluar të piqen frutat e mendimit të saj. Prej 27 vjetësh, ajo ndodhet rezidente, në Mbretërinë e Bashkuar, ku ka provuar shtrëngatat e jetës emigrante, ka akumuluar ngjarje dhe tema të ndryshme nga vështirësitë e përjetimeve familjare të emigracionit. Por vetëm kohët e fundit, vendosi të shkruaj e botojë poezi dhe proza, për shkak të mbylljes, për një kohë të gjatë nga pandemia.
Libri me poezi “Shtrëngatat e jetës”është përmbledhja e parë poetike, që kjo autore sjell para lexuesit, pas publikimeve në internet, ku është mirëpritur nga dashamirësit që e kanë lexuar.
Duke provuar prej kohës vetminë larg atdheut dhe duke ndjerë instinktin, se qenia njerëzore, është një krijese kolektive, që ka nevojë të domosdoshme, për komunikim të pandërprerë me komunitetin e afërt, të jetojë pranë tyre, të shkëmbeje mendime, e të lidhet me natyrën, ajo shkruan: “Vetminë e kam quajtur, vdekje e heshtur, /Rrethohesh me mure që nuk të flasin dot./Ti mbetesh e rrethuar edhe me asgjënë,/Kërkon të flasësh, por nuk gjen askënd…/Vetmia të bën të zhytesh thellë në mendime,/Të vjedh gëzimin dhe të bën thërrime./E kam quajtur, një vdekje të dytë,/E heshtur të pllakos dhe ngadalë të mbyt…”
Në konceptin e kësaj poeteshe, dashuria ka përmasa të mëdha, jo vetëm shpirtërore, por edhe natyrore dhe shkrihet me gjithçka pranverore: “U dashurova me ty ashtu si e marrë,/Të preka ty dashuria ime e parë/Nëse më pyet, a jam e penduar,/Natyrë e bukur, me ty jam dashuruar./Edhe sot, kur ndjehem e lënduar,/Me vrap nisem tek ty, për t’u shëruar./E ndezur brenda meje, si një qiri,/Kur të fikem unë, do të fikesh edhe ti.”
Duke qenë refleks i botës së brendshme të autorit, poezia e zonjës Shpresa Muça Erdos, dëshmon, se ajo është një karakter disi i veçantë, që me botëkuptimin e saj të gjerë, e koncepton realitetin në mënyrë komplekse dhe në disa raste krejt ndryshe nga shumica e njerëzve: “Çfarë më bëri, t’i them të gjitha këto fjalë?/Më trembën të gjallët, që varrosnin të gjallë!/Ndoshta jetojmë në kohët më të vështira,/Të gjallëve u ka vdekur ndërgjegjja, ndenja, fytyra.”
Duke bërë pyetjen retorike:“Ç’ke planet që po rënkon”, ajo shprehet me trishtim dhe shqetësim të madh, për gjendjen e sotme ekologjike të botës.“Unë pyjet, për ta i kam ruajtur,/Nga rrebeshe e stuhi kam vuajtur,/Por ujqërit m’i kanë masakruar,/m’i kanë djegur e përvëluar./ Shiheni detin si po rënkon?/Ujë dhe kripë mezi shikon,/Jam mbushur me plastikë,/nga mbetjet po vuaj çdo ditë./Unë me pisllëqe po mbulohem,/ Ujqërit hanë, pinë e pasurohen.”
Kjo poeteshë, me mençurinë saj të spikatur, arrin të zbulojë edhe shkaqet kryesore që trazojnë politikën dhe prej tyre e pësojnë njerëzit e thjeshtë:“Dikur jetova në një vend, që dukej i mallkuar./Pas vitesh, u ktheva asgjë s’kishte ndryshuar./Kur demonët fillonin zënkat për çështje politike,/Një fshesë e madhe fillonte dhe kapte, kë të zinte…”
Në kushtet e një kohe të gjatë në emigrim dhe sidomos në një shtet Perëndimor të madh e të zhvilluar, kanë bërë edhe plotësimin e horizontit kulturor, intelektin dhe njohuritë jetësore, te poeteshës shqiptare Shpresa Muça Erdos. Kjo vihet re edhe në këndvështrimin e saj, për fenomene të ndryshme, në temat e krijimeve të veta: “Diku pashë princeshën e Anglisë në një fotografi,/E mbërthyer në mërzi, ajo kishte dalë në vetmi./Ishte e ulur në stolin e mermertë të pallatit Taxh Mahal,/Ku shumë e trishtë në atë atë fotografi, ajo kishte dalë.”
Si çdo shqiptar i larguar nga trojet e veta, edhe ketë poeteshe me zemër të madhe, e bren malli i pashuar për atdheun e largët, ku ka lënë gjurmët e fëmijërisë dhe peizazhet e rralla të natyrës shqiptare, të përshkruar mrekullisht bukur në poezinë e saj: ”Oh, sa më merr malli, për vendin tim,/Atje, ku u rrita dhe ecja pa përtim,/Isha e rrethuar nga një bukuri e rrallë,/Në asnjë vend tjetër, nuk e kam parë./Anës rrugës ishin plepa shumë të lartë,/Ishte vend, ku rrjedh qumësht dhe mjaltë,/Në atë vend botën rrija duke fantazuar,/Një shtëpizë e vogël mes pemësh ndërtuar.”
Duke mbyllur këtë vështrim analitik, ftoj lexuesit të shfletojnë këtë libër interesant, me disa ndjesi të rralla dhe krejt origjinale.
 
 

Vullnet Mato- shkrimtar, “Personalitet i Shquar”

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s