I dehuri / Poezi nga Amarda Ekmekçiu Hoti

 
Poezi nga Amarda Ekmekçiu Hoti
 
 
I dehuri
 
Ti më ler Zotin
Mallko e Lutu për mua
sa herë të duash
Sepse unë
nuk u ndala kurrë
së menduari për ty
 
Sa e bukur zgjohesh
çdo mëngjes!
Me flokë të pushpuritur
prej gishtave të mi
Me këmishën e mëndafsht
qëndisur flutura malli
 
Ndjej për ty!
Kuptomë!
Kuptomë e më urre!
 
Më urre
Si urrejnë Dashuritë e mëdha
Se fort mirë e di,
Urrejtja jote
është pjalmi erëmirë
që derdhet trupit tënd
në çastet
kur shkrihem mbi ty
e ti largoj fluturat bashkë
me këmishën e afshet
që shpirtin na i mbyt
 
Mos mbarofsh kurrë së urryeri mua!
 
Se fort mirë e di,
Ti ke të drejtën e gjithë botës
Por bota është e padrejtë
sa herë m’a ke thënë?
Në sytë e tu
jam i dënuari përjetë,
rob i puthjes tënde
peng i shpirtit që digjet
Veç për ty.
 
Nuk vij dot të të takoj?
 
Por prapë
Ti gjen shtegun më të shkurtër
në venat e mia
Rrëshqet e lëngëzuar
më ulesh në krah.
 
Paske ardhur?!
 
Idiot i mjerë, në jerm po flas prej dehjes!
 
Ti nuk ike kurrë, as unë
 
Qenke kaq pranë meje
E prapë
më dukesh e ujshme
Një pëlhurë shiu
që lag sytë e tu,
Po e pi me fund
Këtë kristal loti
Më gjakos grykën
Helm po më duket
 
Qenka mot me shi në qytetin tim
 
Më rrëshqet ndër gishta
e, s’të mbaj dot
Prapë ti do të ikësh
përsëri do të kthehesh
Se fort mirë e di
E zemëruar
E vrarë
do të ndihesh prej meje
e lumtur ndoshta
për një tjetër natë
 
Mëkat bëj me ty
Në është mëkat të duash
Të duash e të vuash
I pirë i pa pirë
njësoj
Lëngoj dhimbjen time
tënden e bëj dritë
tek perëndoj si muzg
I purpurt prehrit tënd.
 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s