Kalendari poetik: Federico García Lorca (1898-1936) / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj

 
Federico Garcìa Lorca
 
Kalendari poetik: Federico García Lorca (1898-1936)
 
Lorca (1898-1936) vdiq në rrethana të panjohura më 19 gusht 1936. Poet i njohur dhe dramaturg spanjoll qe pjesë e grupimit të ashtuquajtur “brezi 27”. Thuhet se u arrestua nga policia frankiste dhe u pushkatua ne Granada natën e 19 gushtit 1936; akuzat kundër tij qenë këto: ishte antar i lozhës masone të Alhambras, antar i shoqatës së miqësisë me Bashkimin Sovjetik, homoseksual dhe socialist. Sido që të jetë më 19 gusht 1936 vdiq një poet i madh. Ja përzgjedhja ime në 85 vjetorin e vrasjes së poetit të madh spanjoll:
 
 
NATË DASHURIE E PAGJUMË
 
Hënëplotë nata mbi ne arrin,
me lot qeshje ti, unë i vrerosur.
Zot qe gazi yt, vreri im ankim,
çaste dhe pëllumba të burgosur.
 
Rëndon nata mbi ne. Rëndon mbi ty,
lotë kristali të rrjedhin nga ata sy,
gjithë brenga ime vjen dëshpërimisht,
mbi zemrën tënde, si rëra e brishtë.
 
Vjen agimi dhe mbi shtrat na gjen
dhe buzët mbi gjakun e ftohtë ve
mbi gjakun që rrjedh e rrjedh papushim.
 
Vjen dielli, nga ballkon i mbyllur hyn
dhe koral’ i jetës degët shtrin
mbi zemrën time, mbytur me trishtim.
 
 

© shqipëroi Maksim Rakipaj

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s