Poezi nga Mimoza Çekiçi Rista

 
Poezi nga Mimoza Çekiçi Rista
 
 
Liqerit
 
Mërmërijn’ rreth meje
Mijëra ligjërime
Psherëtima valësh
Për mbërritjen time.
 
Jam çupkë liqeri
Dallgëve e rritur
Me zëra poleni
Me lule vesitur.
 
T’u rrëfehem valëve
Në ç’gjuhë t’u flas
Krivecit të fjalëve
Papritur humbas.
 
Ah valëzat e mia
Lundërza të kaltra
Për ju dashuria
Më ka bërë me flatra.
 
Dhe atëherë kur ika
Larg përkrah një zemre
Ti, sirenë Lyhnide
Gjer n’Athinë më erdhe.
 
Mërmërin i kaltër
Dhe nga fundi i tij
Resnjet zgjatin lulet
Rri, më luten, rri…!
 
 
TË KUNDËRTAT TONA
 
Jemi kaq të ndryshëm i dashur
paçka se fati na bëri tok.
Ti je i urtë, je një copë paqe
Unë një rrëmujë që s’ ndreqem dot.
 
Ne jemi kaq të kundërt i dashur
me të tjerë sy shohim realitetin,
nëse do ishim të dy njësoj
s’ do i përkisnim njëri – tjetrit
 
Vërtet jemi ca të kundërt i dashur,
këtë nuk di si ta shpjegoj, 
por diçka të madhe të përbashkët kemi,
në dashuri ne jemi njëlloj.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s