Poezi nga Erina Çoku

 
Poezi nga Erina Çoku
 
 
PERËNDESHA
 
Vetëm deti i ngjan asaj,
këngë e thellë sirenash
breg me rërë të imët.
 
Shpirt i saj shërim.
 
E pushtoj. “T’du fort” thërras
e qeshem bimëz e lumtur,
kapur pas trupit të saj të hajthëm.
 
Ajo qeshet e ikën. Diçka gatuan.
 
“Je e marrë, o njeri që do njerëzit”, më thotë.
Pastaj me zë pak më të ulët: “E di. Dhe unë”.
Qesh prapë.
 
Jam një e marrë e lumtur.
 
Vëmë fëmijët në gjumë. Prindërit flenë.
Ajo ulet afër meje.
“Mjaft punove. Fli”, më thotë.
 
Sytë e mi përgjumësh e adhurojnë.
 
“Më kujtohesh kur e vogël përdridhje
flokët në gisht që të flije”, i them.
Qeshemi.
 
Ajo është një perëndeshë e vogël mistike e imja.
 
Tërheq trupin e ngjishem pranë saj.
I vë kokën në prehër e mbyll sytë.
Deti dëgjon frymën e saj prej perëndeshe.
 
Fle e paqtohem, duke ndier Zotin në zemrën e motrës.
 
 
TI TANI E DI
 
Ti tani e di,
harta jote utopike ka mbaruar:
nuk ka ura, nuk ka brigje, nuk ka ishuj.
 
Po, e di.
Por, brenda ujit të kripur
nuk e ndal udhëtimin, jeton etjen
ha hartën me dhëmbët e tu të bardhë
e thërret:
“Jam një ishull, shikomë, unë jam një ishull”.
 
Po. Je, si nuk je.
Fundja, cila hartë thotë të kundërtën?
 
 
JEMI GJALLË GJER NË MBRËMJE
 
Jemi gjallë gjer në mbrëmje
dhe të gjallë endim një litar gjer në qiell
mbahemi, kalamendemi lehtë
mbahemi, shpirtin thurim me diçka
pastaj në mbrëmje shtrihemi në shtrat
me kujtesën e qiellit si brengë të pambaruar.
 
Mandej flemë e shohim një ëndërr
sikur jemi gjallë gjer në mëngjes.
 
Aty në ag zgjohemi, e kujtojmë dashurinë.
Se jemi gjallë. Prandaj jemi gjallë.
Gjer në mbrëmje, sërish.
 
 
 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s