Poezi nga Mimoza Rexhvelaj

 
Poezi nga Mimoza Rexhvelaj
 
 
ME BA BASHKË…
 
Me dy gishta
Me aromë pikante
Mimozash në fund të shkurtit,
 
Frymën tënde
Me dëshirë pata me prekë…
 
Në këtë ndiesi ëndrre
E vetmja gjë e mirë
Në këtë shekull harrakat e fatkeq,
Është me ba bashkë dy frymorë
E me u lutë
Mirë mesvedit të shkojnë.
 
 
Ndëshkim
 
Fjala jote nxorri dhëmbët
Të kafshojnë lotin tim.
Harrimin të dhuroj si mallkim
Më të bukurin ndëshkim.
 
 
***
 
Jam e qetë,
Gjuhës i vura frerët
që të mos ulëras me zë të lartë shpirti rebel.
 
Jam e heshtur,
Unit i vesha këmishën e forcës këtë verë.
 
Mendimet i nisa drejt skajeve më të larta
që bota njeh.
 
Siç e sheh
Jam e qetë!
 
 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s