Poezi nga Vlora Rexhaj

 
Poezi nga Vlora Rexhaj
 
 
UNË DHE BOTA
 
Lindur lakuriq
Në shtratin e galaktikave
Të akullta
 
Mbështjell
me petkun mashtrues
Të universit
 
Këmbëkryq ulur
mbi plagët e njëri -tjetrit
 
Thurim ëndërrat
Nxjerr nga labirinthet e djallit.
 
 
TI JE…
 
Ti je më shumë se dashni
Edhe kur sytë e mi qajnë
nën qiellin gri
 
Dhe kur puthja më përvëlon në gji
Ti je mall që më rri mbi re
Më djeg shpirtin si një rrufe
 
Në buzë të hënës
më le trupin tim pre
Ti je ëndërr
në të bukurin agim
 
Ujëvarë nektarësh
në damarët e trupit tim
Ti je afsh që përvëlon
si prush
 
Mjalti më i ëmbël në buzë
 
Ti je flladi që përkëdhel
çdo blerim
Merr me vete më të bukurin
shtegëtim
 
Ti je dielli im
Që shndërrit çdo skutë
të errët të shpirtit tim.
 
 
DIKU…
 
Ndër buzë më rri nata
Fshehur kafshon ngulqimat
Shpirtit idhnak
Diku…
 
Koleksionohet ferri
Mozaiqe dhimbjesh
Gjymtyrët e trupit tim
Diku ….
 
Horizontalisht shtrihej qielli
Nën thundra kuajsh digjet
Vrapi im
Diku…
 
Hëna kreh flokët
në pasqyrat e botës
Në netët shekspiriane
Ëndërra ka profilin e etjes
Diku…
 
Si kortezh takohen
Aerodromet e shpresës
Atje ku mëkatohen puthjet
 
Demonët e shirave
Lëngojnë vesën e përjetësisë.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s