Kalendari poetik: Dorothy Parker (1893-1967) / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj

 
Dorothy Parker
 
Kalendari poetik: Dorothy Parker (1893-1967)
 
Poete, shkrimtare dhe gazetare e amerikane e njohur për stilin e saj thumbues, u lind më 22 gusht, 126 vite më parë. Mbiemri i saj i vajzërisë qe Rothschild, por nuk kishte aspak të bënte me familjen e bankierëve të atij mbiemri dhe ndihej fort në siklet për këtë shkak dhe sapo u martua mori mbiemrin e burrit; mbiemër të cilin e mbajti edhe pas divorcit. Duke bërë shaka, thoshte se martesa i shërbeu të paktën për të hequr qafe atë mbiemër. Pas vdekjes ia la pasuritë e veta fondacionit Martin Luther King. Ja një shqipërim prej saj:
 
DHËMBJA E NDARJES
 
Dhëmbja e ndarjes, mjerë kush e ka rrisk,
është si të presësh damarët me brisk.
Në mbijetofsh, do ta mendosh përherë:
dhe mbetet kështu në shpirt një e prerë.
Plaga e parë të shërohet pas pak,
e dyta përherë do të rrjedhë gjak.
 
© shqipëroi Maksim Rakipaj

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s