Valsi i dashurisë / Poezi nga Rita Oxha (Hoxha)

 
Poezi nga Rita Oxha (Hoxha)
 
 
Valsi i dashurisë
 
Nën muzikën e valëve
përkundem si velat në mol,
mes nesh deti i pafund
dhe krahë të padukshëm që zgjaten pëqafim.
 
Sytë shndrisin zbardhjen e neoneve
zemrën e trazuar ledhaton përësëri
një dallgë kthehet e gjitha në shkumë
dhe prehet e qetë bregut ngadalë.
 
Nga deti kërkova veç paqen e munguar
dhe ëndrrat thura nën qiellin blu
të fluturoja fare pak, të arrija tek ty
dhe të zhytesha si e çmendur në sytë e tu.
 
Ndaj sot vallëzoj valsin pa pushim
si një valë që detin të gjithë e përpin
pastaj ulem e yjet numëroj
duke pritur të vish prej andej mbi një varkë.
 
Shkroi: Rita Oxha (Hoxha)

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s