Kalendari poetik: Paulo Coelho 24 gusht 1947 / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj

 
Paulo Coelho
 
Kalendari poetik: Paulo Coelho 24 gusht 1947
 
Shkrimtar, poet, eseist brazilian; u lind 74 vite më parë, më 24 gusht 1947 në Rio De Janeiro. Pati një fëmini të vështirë, me sherre të pafundme me prindët, sidomos me nënën e vet që u bë shkak qè Paulo të shtrohej dy herë në çmendinë(!); kur qe 20 vjeç e futën edhe në elektroshock, sepse i qe mbushur mendja të merrej me teatër! Për t’i bërë qefin të atit vazhdoi disa kohë studimet për ekonomi, që i braktisi pas pak kohësh duke bredhur pas hippive (qenë në modë ato vite), pastaj u bashkua me një organizatë majtiste “Società Alternativa”, brenda së cilës praktikohej edhe ‘magjia e zezë’ etj., të gjitha këto sollën në arrestimin e djaloshit Coelho nga ushtarakët e diktaturës braziliane në fuqi asokohe…Druri që hëngri prej tyre në ato kazerma ia solli mendjen në vend, u shkëput nga marrëzitë politike. Sprovat e para në letërsi qenë të pasuksesshme; botimi i librit ‘O diario de um mago’ (ditari i një magjistari) në vitin 1987 shënoi fillimin e suksesit. Librat e tij janë botuar në mbi 60 gjuhë të ndryshme dhe janë shitur më shumë se 130 milion kopje. Në vitin 2007 u emërua “Lajmëtar i Paqes” nga OKB-ja.
 
 
LOJA E ZOTAVE
 
Zotat hedhin zaret, por s’na pyesin a dona me luejt,
s’duen me e dit nse ke lanë dikend, shtëpinë,
punën, karrierën, andrrën.
Zotat s’e çajn kryet nse don nji jetë ku çdo gja
me pasë vendin e vet,
ku çdo dëshirë plotsohet me punë dhe kambngulje.
Zotat nuk i llogarisin planet dhe shpresat tona.
Nga ndonji cep në hapsinë hedhin zaret dhe rastsisht,
zgjedhja të takon ty.
Prej atij çasti, me fitue a me humbë, asht thjesht çashtje mundsinash.
Zotat hedhin zaret dhe lshojnë dashninë prej kafazit.
Kjo forcë krijon a shkatrron, mvaret kah fryn era kur ajo
lshohet prej burgu. Dashunia mundet me të çue
në ferr a në parriz,
megjithate, dikund gjithmon na çon.
Dhe duhet me e pranue, sepse
asht ajo çka ushqen jetesën tonë.
Nse nuk e pranon, des unit, edhe në kjosh tue shitë degat
e jetës me fruta mbushun:
-nuk ta ndal dorën me e zgjatë dhe me i kapë.
Duhet me e kërkue dashuninë atje ku të gjindet, sepse kur nisesh
me e kërkue edhe ajo drejt nesh lëviz. Dhe na shpëton. Dhe në dashuni rregulla s’ka,
mundesh m’u rrekë me ndjekë udhëzues, me kontrollue zemrën,
me pasë nji strategji në sjellje.
Por vlerë nuk ka. Zemra vendos.
Dhe kur vendos, kjo asht çfarë ka randsi.
 
 

© shqipëroi Masim Rakipaj

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s