Kalendari poetik: William Ernest Henley (1849-1903) / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj

 
William Ernest Henley
 
Kalendari poetik: William Ernest Henley (1849-1903)
 
Sot, më 23 gusht, është data e lindjes së William Ernest Henley-t, poet, gazetar dhe botues britanik. Në moshën 12 vjeçare u sëmur rëndë nga tuberkulozi. Kur TBC prek moshat e reja, bacili përgjegjës mund të lëvizë dhe të prekë organe të tjera si në sëmundjen Pott, që i preku kockat Henley-t. I prenë këmbën e majtë që të mund të mbijetonte. Miku i tij, poeti skocez, Robert Louis Stevenson, bazuar në figurën e Henley–t, krijoi personazhin e piratit Long John Silver, te vepra e tij e njohur “Ishulli i Thesarit”, sepse sipas shkrimtarit amerikan Samuel Lloyd Osbourne, “përfaqësonte një tip trupmadh, të gjallë, shpatullgjërë, jashtëzakonisht mendje mprehtë, me një të qeshur që tingëllonte si muzikë…”
Sëmundja nuk e la të qetë gjithë jetën, por Henley nuk u dorëzua kurrë, arriti të diplomohej, nuk pranoi t’i prisnin edhe këmbën e djathtë. Në vitin 1875, ndërsa ndodhej në spital, shkroi poezinë e tij të njohur “Invictus”, që u bë edhe përkthimi im i parë në vitin 1982 në kampin e Spaçit:
 
 
I PAMPOSHTUR (INVICTUS)
 
Hiqmu, o natë që më mbështjell,
Nga poli në pol e zezë sterrë,
Ju falënderoj, o zota në qiell
Për këtë shpirtin tim rebel.
 
Në këtë ferr ku rashë për dreq,
S’u lebetita, qëndrova burrë,
Nga kamxhikosjet që po heq
Kokën gjith’ gjak s’e ula kurrë.
 
Tej nga ky vend zemërimi, lotësh,
Kokuth i zi ku mbyt çdo ndjenjë,
Por prapë kërcënim i kohës,
Më gjen dhe të patrembur do t’më gjejë.
 
N’e ngushtë porta s’më prish punë,
Sa më rëndoi tirani në dënim,
I fatit tim jam zot vet’unë,
Jam kapiten i shpirtit tim.
 
 

© shqipëroi Maksim Rakipaj

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s