Poezi nga Bilall M. Maliqi

 
Poezi nga Bilall M. Maliqi
 
 
KUR TË IKËSH
 
Kur të ikësh
Lërma prapa një kujtim
Qoftë të metrazhit të shkurtër
Të ëndrrës
 
Kur të ikësh
Lërma së paku hijen
Ta ndjeki (ashtu) dashurisht
 
Kur të ikësh
Lërma një trohë shprese
Për kthim…
 
Kur të ikësh
Pikturoje një mallëngjim
Në pasqyrën e hukatur të kohës.
 
 
IKU SHIU
 
Iku diku shiu
U përbirua nëpër stinë
Vapa morri krahë
Njëjtë sikur mungesa jote
Piklat e shiut u tretën
Kujtesën e kapi zjarrmia
Edhe hijet humbën
S’ka si t’i ikim vapës
Kur dielli nga lart
Na shigjeton
Medet…
As në ëndërr nuk shfaqet
Ai shi
Si lotët e tu të vakët
Iku matanë kufijve
Dhe u fut
Nëpër hullitë e çara të tokës
 
 
KUVENDON LOTI
 
Nganjëherë kuvendon edhe loti
Për mallin e ngarkuar në shpirt
 
Dhembja zhveshet nga lëkura
Dhe mbytet në pellgun e lotëve
 
Nga brendia gufon një ofshamë
Për ta nxjerrë dufin e pjekur në zemër
 
Atëherë kur mërzitshëm flet loti
Zëri struket brenda një psherëtime
 
 
Pastaj…
 
Kur mbushet kupa e mallit
(Ajo) derdhet
Siç derdhen shpresat e fryera
 
Edhe buzëqeshja e ëndrrës
Shtrihet në shtratin e natës
Deri në zgjim të ditës së re

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s