Poezi nga Rami Kamberi

 
Poezi nga Rami Kamberi
 
 
AROMË, NËNE…
 
Mes dritës me yje, me dritë hëne
Si lehonë e humbur, ndër malet plot pyje
Dua, por s’ndjej dot, aromë nëne
As nuk e shohë më, diku të ulur, nën hije
 
Më mungojnë, aroma e tamblit e fjalët: bir, ku je
Sytë me shikimet, pikturuar, mes lotëve të dashnisë
Më mungojnë, fjalët e pathëna: nënë, ja ku m’ke
Sytë me shikimet, lulëkuqe, që i japin jetë malësisë
 
Mes dritës me yje, me dritë hëne
Si lehonë e humbur, nëpër oqeane e dete
Dua, por s’ndjej dot, aromë nëne
Të më thotë shqip, biri i nënës, ku mbete
 
 
MIKU IM, FATPRERË…
 
Sot m’ike pa më treguar
Për të më mbetur, n’sytë e kujtesës si ishe, një yll n’terr
Abetare jete e pa lexuar
I frikësuar nga lindja, udhëtar, nga një ferr, n’tjetrin ferr
 
I trishtuar, nga muret e odave, ku veten e lexoje, si fatprerë
Urinë e lidhur për barku e lotët për qerpikë, buzëqeshjen e ngrir’
I trishtuar nga trrokitjet, sa herë të trrokitnin n’dritre e derë
Shpresën, idhur për pritje t’zërit t’nënës, ta dëgjoje, ku m’je, bir
 
Sot m’ike pa më treguar
Bashkë me frikën, që të trishtonte, nëpër udhët e ferrit
Abetare jete e pa lexuar
Lindje fatprerë, yll i lindur prej territ, për udhët e territ
 
 
PËR TË TRETËN, BOTË…
 
Mes nesh po dëgjohen ca fjalë
Si bebëzat e syve, kur i ndjellë jermia
Do të vdesim a do t’jemi gjallë
Si Eva e Adami, t’na kujtojë, njerëzia
 
Hije të mbetura, nëpër nuret si yje që i ruan Perëndia
Mes ferrit e parajsës, djaj a shënjtor, për të tretën bot’
Diku, tej gjithësisë, që na e shohin sytë si pavdekësia
Mes dijes e urtësisë, ku s’ka perandor as gjak e as lot
 
Mes nesh po dëgjohen ca fjalë
Paska arrdhur koha, dakiku i fundit, për njerëzinë
Do të vdesim a do t’jemi gjallë
Si Eva e Adami, që e lanë parajsën, për dashninë
 
 
 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s