Poezi nga Sabit Rrustemi

 
Poezi nga Sabit Rrustemi
 
 
PJESA E PADUKSHME E DITËS
 
Me mëngjes fillon
vetëm pjesa e dukshme e ditës
 
Pjesa e saj e padukshme
s’përmbyllet pa ty
 
 
ANDJES SË NJË DASHNIE
 
Larg deti që t’përplaset mbi mua
 
Mes nesh
male e male janë ngritur
për t’na ndarë
 
Vetëm tek – tuk ndonjë krua
pikon etjeve të ndezura
edhe pa u prekur
andjes së një dashnie që s’shuhet
 
 
THESARET E NJË DASHURIE
 
I zbrazur para teje ndihem
 
Krejt çka pata i nxorra
para syve që më rrëmbyen
 
Asgjë s’ munda të fsheh
para buzëqeshjes
që dritëson fytyrën e kësaj dite
 
Asgjë pos teje
 
Thellë diku përtej horizontit të nëntë
të kësaj nëntoke
po të strehoj
 
As tërmetet trembëdhjetë ballëshe
nuk i nxjerrin para botës
thesaret e kësaj dashurie
 
 
NË PRITJE…
 
E nesërmja nuk gdhin sot
e sotmja nuk arrin në nesër
Pritja kërkon një stacion tjetër
 
 
E MARTJA QË DESHA TA DUA
 
E Martja që desha ta dua
sall për hatër tend
u bë flake e hi
me timen shtëpi
mes prillin e nëntëdhjetenբntës
 
Nëse nuk e ka ruajtur
arkivi i Biblotekës kombëtare
kërkoje në memorien e qiejve
 
 
BRENDA SHPIRTIT TIM
 
Jeta ime
dashuri e munguar
ëndërr e vizatuar deri tek Ti
 
Udhëve
duke kërkuar sa nuk treta
befas brenda shpirtit tim
zemrën tënde e gjeta
 
 
TI ISHE ËNDRRA IME
 
Nuk më mashtrove TI
as edhe njëherë
 
Vetëm dashuria ime
përherë
 
Anipse te ti
as edhe një çast nuk jam
thellë në shpirt unë të kam
 
Se
Ti ishe e mbete Ëndrra ime
 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s