Poezi nga Rudina Muharremi Beja

 
Poezi nga Rudina Muharremi Beja
 
 
VALIXHJA E MALLIT
 
Valixhja është gati…
Oh sa e rëndë!
Ka brenda vetëm një grusht dhè;
aromën e bukës,
të ujit e të pusit
të kodrës së mallit…
 
Në xhepa, ca dhimbje…
një muzg agimi,
një zhytje dielli.
Lidhur me një fjongo të kuqe,
kujtimet…
 
I ruaj me kujdes,
si rripin bojëhiri që kam në brez,
gjallë frymën të më mbajnë
rrugëve të botës,
në kërkim të vetvetes,
të kafshatës pa shije,
të njerëzve të ftohtë,
ditëve të shkurtra,
fjalëve pakuptimtë.
 
Dimrat kërrusur plot borë,
sakrifica që s’ shihen,
të afërm që s’ njihen…
 
Njëlloj, valixhja, vit pas viti!
Asgjë s’ ndryshon, veç ne plakemi,
harrohemi fjalëve të kota,
mbi shpinë të tjera torba.
Nyjë mallëngjimi, lidhur për fyti,
mbi krye padronë,
brenda brinjësh lodhjesh gjëmojnë…
 
Dita, muaji, viti jeta,
sa hap e mbyll sytë shkon.
E unë me të shuhem
brigjeve të një tjetër dheu;
Një ditë, tri vjeshta…
Mallin në valixhe ruaj.
 
 
 
Valle cigane…
 
Shtohen tallazet erës së marrë
vozitur në një një det me lopata të shtrembra
për të kapërcyer mjergullën e kafshuar,
për të vrarë më shumë thellësisë në heshtje…
 
Mërmërijnë pulëbardhat,
zbrazën klithmat në psherëtima,
gjykimit në një rreth të valles cigane.
 
 
 
***
 
Përpjekjes jetë,
netët lëvrojmë egoizmit,
mëngjeset zgjojmë me trok makthesh,
heshtjes së gjatë i përgjigjemi me heshtje,
ndërsa dora ime
mbetet përherë shtrirë…,
me trëndafilë që veshin petalet e paqes
larg irritimit të kësaj bote,
larg portave të errëta të Hadit…
 
 
 
 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s