e pamë…! / Poezi nga Fahredin Shehu

 
Poezi nga Fahredin Shehu
 
 
e pamë…!
 
atje ku çelën mullagat dhe
gjurmëve u shkonim bishave
të egra
 
pamë vajzat që vriten në shtrat
si në kohët e Arabisë pagane
 
pamë tokën që e vodhën
fare pa e punuar
 
pamë të rinjtë ikanak
kur edhe tirani i fundit
nuk arriti t’i përzë
 
pamë gjykatës të majmur
nga tragjeditë e huaja edhe
burrat të cilët thashethëmen
e kishin kafshatë të përditshme, pamë…
 
pamë qenët endacak
në ekranet e TV dhe në platformat
tjera digjitale tek hymnizonin
lehjen dhe lehjen e tyre
të pacipët e lavdëronin
në art e shndërronin paturpshëm
ndërkaq gruaja Mbretëreshë
mbeti vetëm në afishe

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s