Kalendari poetik: Jorge Luis Borges (1899-1986) / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj

 
Jorge Luis Borges
 
Kalendari poetik: Jorge Luis Borges (1899-1986)
 
Më 24 gusht 1899 u lind në Buenos Aires Jorge Luis Borges, poet, shkrimtar, eseist, përkthyes e akademik argjentinas. Vuante shumë nga sytë dhe rreth viteve ’60 pothuajse u verbua krejt; gjithsesi as kjo sëmundje nuk ia uli dëshirën dhe vrullin Borgesit. Pati bërë emër të madh si krijues jo vetëm në Argjentinë, por në mbarë botën duke fituar çmime dhe mirënjohje të shumta jo vetëm në vendin e tij. Por çmimin Nobel nuk ia dhanë kurrë; por kjo s’e cënon aspak lavdinë e fituar me veprën e tij. Ditët e fundit të jetës i kaloi në Gjenevë, Zvicër, ku edhe u varros sipas dëshirës së Poetit. Është një kënaqësi e veçantë për mua përkthimi i poezive të Tij, të krijohet përshtypja se je duke folur me Borges-in, jo duke shqipëruar poezitë e tij…sot përzgjodha këtë shqipërim:
 
 
DY SHPIRTRA NUK HASEN RASTËSISHT
 
Na bëjnë të lumtur ndonjëherë ca njerëz
që rastësisht i hasim në rrugën tonë.
Me ndonjë prej tyre shohim tok
shumë hëna të kalojnë,
të tjerë i hasim ashtu kot, duke ecur.
Të gjithë i quajmë miq, secili ndryshe është nga tjetri.
Ndoshta çdo gjethe e një peme përfaqëson një prej miqve tanë.
 
Të parët që lindin kur jemi filiza të njomë janë
miku baba dhe mikja nënë,
që na rrëfejnë qysh është jeta.
Pastaj vijnë miqtë vëllezër, u lëmë hapësirë
dhe këtyre të lulëzojnë si ne.
Pastaj njohim gjithë familjen e gjetheve
që e nderojmë
dhe u urojmë gjithë të mirat.
 
Por fati na njeh dhe me të tjerë miq,
që s’na i merrte mendja t’i hasnim në udhën tonë.
Shumë syresh i quajmë miq të shpirtit, të zemrës.
Janë të çiltër, miq të vërtetë.
E dinë kur s’jemi mirë dhe çka na lumturon.
Ndonjëherë ndokush prej atyre të shpirtit
zë vend në zemrën tonë
dhe atëhere quhesh i dashuruar.
Këta miq janë dritë e syve tanë,
këngë e buzëve tona, hov i këmbëve tona.
 
Janë edhe miqtë e çastit, të pushimeve,
të disa ditëve, të disa orëve.
Zakonisht na buzëqeshin,
për gjithë kohën që i kemi pranë:
 
Flasim për këta që i kemi pranë, por s’mund të harrojmë miqtë e largët,
ata që janë në majë të degëve dhe kur fryn erë
na çfaqen mes gjethesh të tjera.
Kalon koha, vera shkon,
afron vjeshta dhe ne
humbasim ca prej gjetheve tona,
disa lindin përsëri verën tjetër, të tjerë mbeten ende për shumë stinë.
Por na gëzojnë edhe ato që bien,
i kemi pranë
na ushqejnë rrënjët me gëzim.
Janë çaste kujtimesh të mrekullueshme
kur i hasim në rrugën tonë.
 
Gjethe e pemës sime, të uroj paqe, dashuri
shëndet, fat dhe begati.
Sot e përgjithmonë…thjesht sepse secili
që kalon nëpër jetën tonë është i veçantë.
Na lë përherë diçka nga vetja dhe merr diçka nga ne.
Do të jetë ndokush që na ka marrë shumë, por askush s’ikën
pa na lënë gjë:
Kjo është përgjegjësia më e madhe e jetës sonë
dhe prova më e qartë
se dy shpirtra rastësisht nuk hasen.
 
 

© shqipëroi Maksim Rakipaj

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s