Kalendari poetik: Julio Cortázar (1914-1984) / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj

 
Julio Cortázar
 
Kalendari poetik: Julio Cortázar (1914-1984)
 
Sot, më 26 gusht, mbushen 107 vite nga dita e lindjes së shkrimtarit, poetit, kritikut e dramaturgut argjentinas. U lind në Belgjikë (i ati qe diplomat); lexonte shumë qysh i vogël, madje dhe autorë si Edgar Allan Poe, të cilin e përktheu në spanjisht nga fillimi i viteve ’50. U mor edhe me studimin e trombës dhe saksofonit duke qënë i dhënë pas muzikës xhaz. Jetën e vet mes Francës e Argjentinës e përshkroi në kryeveprën e llojit antiroman “Rauyela – loja e botës”. Argjentinasi tjetër i shquar Jorge Luis Borges e vlerësonte shumë këtë shkrimtar, duke krahasuar me Poe-n dhe Çehovin. Cortázar ndrroi jetë në Paris më 12 shkurt 1984 dhe u varros në Montparnasse. Ja një prej poezive që kam nga ky poet:
 
 
SHLYERJA E LLOGARIVE
 
Më ngjan sikur vdes, i përshkuar nga hapësira që rriten, nga flutura
të uritura që më hanë,
as gjallë, as vdekur, gojëhapur, ku lum i harresës rrjedh,
e ti, me durim e kujdes dhëmbët m’i shkul bashkë me qepallat,
nga tërfil i zërit tënd, hije e dëshirës,
dritare hapen nën emrin tim në qiell
dhe vrima të kaltra më hapen në gjoks.
 
Prej vitesh, duke u ankuar largohet stinë e verës,
i tejdukshëm, i mprehtë, si me ajër veshur,
në përgjumje pluskoj, por prapë
them emrin tënd dhe nga ankthi të përmend.
Por ti, bën si bën dhe më harron,
ja ku më ke në atë pikë të vogël të lëngët, si prej ajri,
që ty të pasqyron dhe ti e prish
vetëm me një rrahje qerpikësh.
 
 

© shqipëroi Maksim Rakipaj

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s