Poezi nga Eva Kacanja

 
Poezi nga Eva Kacanja
 
 
O Diell…
 
O Diell,
O Diell,më thua…
E unë si diell hap rrezet e mia,
Ngroh,
Ushqej,
Rris,
Me kujdes dua,
Si dielli që jep,
Veç jep,
Nuk merr.
Frikë e madhe t’i afrohesh diellit,
Dielli djeg,
Përvëlon,
E në fakt kështu ndodh,
Por kur hyn brenda tij,
në tjetër dimension kalon,
Në kopsht tjetër prehesh,
Në tjetër gji dehesh,
Në një trup tjetër shkrihesh,
Në tjetër bukë ngihesh.
Aty je vetëm i diellit,
Aty i përket diellit,
Diellit dhe askujt tjetër!
Liria jote,
ka fluturuar me pëllumbat e reve të bardha,
E dëshira jote përtërihet në guva diellore,
Në ujëra shpirti të lara.
O Diell,
O Diell ,më thua…
Por ke frikë të hysh në bërthamën e tij,
Mrekullisht,
Ta ngjizësh jetën aty,
Si një Perëndi,
Të dashurosh,
Të rritesh,
Të trashëgosh,
Të mos duash kurrë të ikësh.
Në atë yll të kuptosh,
Se paqja e shpirtit
Vlen më shumë se ari i gjithë botës bashkë,
Në atë yll të ndjesh,
Se uni yt lind dhe vdes në liri të plotë,
Në liri të dëshiruar shekujsh prej qenies njerëzore,
kaq frikacake për të qenë rob i saj.
O Diell,
O Diell,më thua…
Eja pra te dielli,
Hyr në zemrën e tij,
zbërtheji prangat që të tjerët i kyçën fort,
Bëhu Princ i Diellit!
Hapi krahët dhe ngrihu,
I lirë,
Si një dragua,
Mos ki frikë,
Miti,
Nga kjo botë u krijua…
 
 
Ti…
 
Unë nuk njoh më të mirë se ti,
Sy më të bukur nuk kam parë,
Ballëlartë plot hijeshi,
Gojë fjalëpake derdhur ar.
 
Dhe kur retë ma zënë qiellin,
Unë nuk njoh më të mirë se ti,
Brenda vetes e gjej diellin,
Dhe të ngroh me urtësi.
 
Kur stuhia zgjon mëri,
Edhe shpirtin nis përplas,
Unë nuk njoh më të mirë se ti,
N’heshtjen time zë të flas.
 
Dashuria është si Zoti,
E pafund në dhembshuri,
Diamant e perlë si loti,
Unë nuk njoh më të mirë se ti…

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s