Poezi nga Luan Meta

 
Poezi nga Luan Meta
 
 
FLUTURAT
 
Për flutrat nuk kam shkruar kurrë një varg,
Dhe pse mbajta shum’ e shum’ në dorë.
Tani, që jam vërtet një mesoburrë,
Ende prej tyre kam shijen e hollë.
 
Avionë të brishtë, ulen nëpër lule,
Si motra puthen, herët, çdo mëngjez,
Dhe mërmërisin kumtet midis tyre,
Dhe thithin, herë pas here, verën vesë.
 
Nuk deshi fati të njihja një Flutur,
T’a ndiqja, hap pas hapi, si i marrë:
Do bëja jetën time një lulishte,
Të endej përjetësisht fustan i bardh’.
 
Si në Eden, do t’ia bëja jetën,
Të thoshte vet’:“Ëndrrat më mbaruan!”
Kjo ngeli përrallë, dhe si përrall’ e them,
Se rrugët tona kurrë nuk u takuan.
 
N’zemrën e një vajze, gjeta fluturën.
E ndoqa nga mëngjezi në mëngjez;
Nga rrjeta nuk u tremb, dhe krejt e lumtur,
Më puthi fort e tha: “Me ty do vdes!”
 
Dhe përjetësisht ato rrin’ me lulet,
Se nuk jetojnë dot pa njera-tjetrën;
Një çast, vetëm atje koha ndalon,
Se bukuria shkrihet në të lehtën.
 
 
PA FJALË…
 
Më bëj, o Zot, far’ luledielli,
Të më përtyp ajo…
Njëlloj si Çirçja, Odiseun,
Shtatë vjet mos më lësho!
 
E para herë në këtë jetë,
Një zjarr bëhet me mjaltë;
Ndoshta ësht’ ajo magji,
Kur Çirçja i zgjedh gratë…
 
Do vi tek ty i “detyruar”,
Se nga ky kurth,dot s’dal:
Do hesht, do hesht, i ngazëlluar,
Po kurrë s’do them një fjalë…
 
 
NJË KOKËRR MOLLË
 
Pas një mbrëmje të mrekullueshme
Dhe një nate të errët pa arsye,
Dua nje kokërr mollë,
Më i miri fryt për ty.
 
Në çastin e kafshimit,
Ashty e dikurshme,
Del prej aromës
Si Afërdita nga shkuma e detit
Dhe ende kundërshton të parën puthje…
 
Asgjë nuk ka ndryshuar:
Po ai hap,
Po ajo ecje për t’u fshehur
Dhe ato copa të zakonshme,
Që u fal famë.
 
Ai zë,
Pa më të voglin tualet,
Që në shpirt më pikon hare
Dhe botën si pranverë e shpejtë
E zbukuron.
 
Po ai shikim,
Që ia vlen të jetosh…
Si një fat,
Që të jep më të mirën pjesë.
 
Ke rritur vetm flokët,
Që prehen në supe si amshim
Dhe kur ecën
Tingëllojnë aromë…
……………………………………
Vetë i ngre këto mure,
Si qytetet e lashtë.
Çuditërisht, vetë!
Ndaj,
Kush vjen te ti e meriton,
Të vetmen dashuri në botë.
 
 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s