Poezi nga Sahit F. Osmani

 
Poezi nga Sahit F. Osmani
 
 
Kur shpirti i poetit flet
 
Është e lehtë të hedhësh vargje në letër
sikur shpirti i poetit të mos jetë i ndezur
germa e rrokje në vend se të pikojnë djersë
gjak kullojnë sa herë trokasin në zemër
 
Tërë qenia shpërthen n’frymëzim të zjarrtë
as letra se duron peshën e tyre të rëndë
fjalët e zjarrta derdhin hirin e ngrohtë
të mbretërojë heshtja e shkronjave, kur
                                     shpirti i poetit flet.
 
 
Intimitet i fshehur
 
Intimitet i fshehur pa kuptim
të bën që të ndjehesh i fyer
sikur fsheh dhimbjen e jetës
nga ajo që gënjejmë vetveten
 
Pa ty jeta është pyll pa zogj
sytë e shuar kërkojnë dritë
intimiteti yt sa vjen e shtohet
për fshehtësinë e dashurisë
 
S’ka si fshihet hëna e plotë
edhe pse terri e shtrëngon
yjet përqark roje i bëjnë
mjafton i verbëri të të shohë.
 
 
AJO
 
Ajo shtegton si yjet në qiell
me shpirt të bukur njerëzor
sa e thjeshtë dhe sa e ëmbël
saqë të mahnit kur e shikon
 
Në çast shndërrohet n’lumturi
të ndez imagjinatën e dritës
tek eklipsohet me mençurinë
në çartësi dhe fshehtësi
 
E shenjtë në formë e ndjenjë
një mister plot mallëngjim
e rreptë dhe e dhimbshme
me mirësinë e dashurisë.
 
 
Kur njëri-tjetrit s’do t’ia shkurtojmë jetën
 
Ne s’mund të arrijmë atje ku dëshirojmë
shumë afër jemi nisur, larg për të arritur
parmendën e të huajit presim të lërojmë
në vend ngelim vetveten duke shpërfillur
 
Shkëlqimplotë jemi kur njohim vetveten
pa lavdin tonë gjatë udhëve të humbjes
kur njëri-tjetrit s’do t’ia shkurtojmë jetën
çlirohemi përjetësisht me frytet e fitores.
 
 
MIKU I MIRË
 
Përditë të gjendet miku i mirë
është si buka kur të merr uria
si kënga që e ushqen zemrën
është shtysa jote që ekziston
 
Të mbron nga e papritura e ligë
kur rrufetë ndizen në gjarpërinj
rrufepritës bëhet e të mbulon
është shkëndi gjaku që ndriçon
 
Miku i mirë mund edhe vdekjen
dashurinë e bën që të jetojë
në ditë të vështira ai nuk ndalet
me krahët e ylberit ura ndërton
 
Është mrekulli që çan dallgë
pa mik e zbrazët mbetet jeta
dashuri askush s’do të ndiejë
s’e përballon asnjë të keqe
vdekja të merrë në krahët e saj!
 
 
 
 
 
 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s