Poezi nga Sokrat Habilaj

 
Poezi nga Sokrat Habilaj
 
 
FRYMO DHE PËR MUA!
 
Kjo që do të them është madhështore,
Ti mos u mërzit pse e mbajta brenda.
Fjalët e mëdha nuk janë flokë bore,
Që të rrëzohen, kur u mbushet mendja.
 
Ndoshta duhej pritur një tjetër kohë,
Kur ne të dy të mos ishim më të rinj.
Ndoshta duhej pritur që tek ty të shoh,
Puthjet e mia, kthyer në një thinjë.
 
Ndoshta duhej pritur, të tjera çudi,
Që dhe unë si ti, të flisja me heshtje,
Kur të të shihja sytë, dikur pus i zi,
Si të mitë të dukeshin, në gri vjeshte.
 
Ndoshta duhej pritur më shumë mall,
Sa asgjë pa ty, mos më hynte në punë.
Ndërsa të shikoja që zbrisje në shkallë,
Të thosha me vete:-Shihni po zbres unë!
 
Ndoshta duhej pritur, duhej pritur ca,
Që ëndrrat t’i gdhendja me germat e tua.
S’thuhen në çdo kohë, gjërat e mëdha,
Thuhet veç një herë:-Frymo dhe për mua!
 
 
FOLMË PËR DREDHITË!
 
Nëse për zjarrin tim, do bëhesh merak,
Të kam besuar, të ndezësh një shkrepse.
Ti më thua:-S’mjafton, është fare pak,
Kështu mund t’i thuash edhe një tjetre!
 
Nëse do shikosh që fjalët s’di t’i ndreq,
Të kam besuar, kthemi në të puthur!
Ti më thua:-Hesht, mos u bëjë i keq,
Ndonjë grua tjetër, i kthen më bukur!
 
Nëse do ndodhë, të humbas në pyje,
Të kam besuar, të ndriçosh për mua.
Ti më thua:-Në qiell ka plotë yje,
Prek kë të duash, për ty bëhet grua!
 
Rrëfehem tek ty, po s’jam ky i gjithi,
Gjëra që s’thuhen, kanë dhe dashuritë.
Unë të kam besuar, çastin kur do iki,
Ti më thua:-Mjaftë, folmë për dredhitë!
 
 
KOHË E TRISHTË PËR DASHURI
 
Jetojmë̈ në kohë të trishtë për dashuri,
Ku dashuria as vdesë, as mbetet gjallë.
Duke u kthyer nga pak nē harresë gri,
S’kujtohet njeri të hap për të një̈ varr.
 
Ne, mbetur mangët, humbasim me të,
Dhe pjesë nga vetja kthejmë në mort.
Ka kohë që fatkeqësisht s’ndodhë më,
Të puthim një grua, si grua të plotë.
 
Nëpër tavolina mejhanesh tej në skaj,
Dashurinë çdo ditë e përtypim si buaj.
Ka kohë që s’e kujtojmë fytyrën e saj,
Ashtu skelet mbetur të duket si e huaj.
 
Jetojmë̈ kohë ku gjithçka ikën me pjesë,
Po si mund të vajtohet pas çdo grimce!?
Dreqi ta haj dashuria dhe duhet të vdesë,
Që të kujtohemi të paktën se dikur ishte!
 
 
TË JESH ME DIKË
 
Të jesh me dikë që kur u krijua bota,
Flokë̈lëshuar tani, po dikur me bisht.
Mē pas t’i mësosh të bëjë dhe ca ojna,
Se mundet të takoj një burrë̈ të trishtë.
 
Një burrë që nga fjalët marroset kot,
A ndoshta vritet në një̈ rresht, a rimë.
Më pas kur ajo bëhet si hënë e plotë,
Të heshtësh. Fjalët s’kanë më kuptim!
 
Të jesh me të dhjetëra, dhjetëra vite,
Të duash të jesh një shekull së paku.
Më pas, duke u menduar si pa lidhje,
Të bëhesh egoist, thjesht nga meraku.
 
-Do pyesësh mua!-t’i thuash pa takt,
Ndërsa ajo hedh sytë pas maleve diku.
Ti t’ia presësh shkurt:-S’të lë kaq larg,
Nëse më merr malli, ku të të gjej? Ku!?
 
Dhe të ngrejë supet:-Mbase ke të drejtë,
E thotë ndonjë emër në lagjen e vjetër.
Më pas t’i thuash:-Afër është më keq,
Si mund të shoh në krah me një tjetër!?
 
Në më ikën larg, dhimbja është dyfish,
E në më rri pranë, dhimbja zi e më zi.
Më pas të thotë:-Fundja s’po ta prish,
Larg apo afër qoftë, dua të ma gjesh ti!
 
Që kur s’mbahet mend të jesh me dikë,
Ndoshta dhe më parë se u krijua bota.
Shekuj më pas, ulur ballpërball me të,
Të pish sytë e saj, të pikuar në dy gota.
 
 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s