Kalendari poetik: Amado Nervo (1870-1919) / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj

 
Amado Nervo
 
Kalendari poetik: Amado Nervo (1870-1919)
 
Më 27 gusht është data e lindjes së Amado Nervo-s, (emri i vërtetë është Juan Crisóstomo Ruiz de Nervo), poet, shkrimtar dhe diplomat meksikan; vepra e tij e gjërë përmbledh romane, poezi, tregime, kronika, ese kritike. Çmohet si më përfaqësuesi i modernizmit në poezinë meksikane. Kjo është poezia që vendosa të paraqes sot me rastin e 151 vjetorin e lindjes së tij:
 
 
ASGJË NUK ËSHTË LARG
 
Asgjë nuk është larg prej teje.
Largësitë?
Ç’rëndësi kanë largësitë?
Ti mirë e di se largësitë veç për trupin janë.
Shpirti është pranë gjithçkaje.
Për më tepër, shpirti yt është thelbi i gjithçkaje.
Pa trup, madje pa dritën dhe tre qint mijë
kilometrat e saj në sekondë, më shpejt
fluturon mendimi yt.
Ndërsa vështron, gjithçka mund të arrish.
S’ka yll që s’mund ta kapësh.
Lëshoji mendimet e tua në liri të plotë.
Mësohu dora dorës të fluturosh më lart.
Rreku të thyesh rekordin e lartësisë…
Lëshoje të shkojë dhe të vijë nëpër gjithësi.
Çdo ditë do të vëresh se të rreme janë ç’ke para syve,
të rreme janë prangat e tua.
Me njohjen e lirisë tënde të pafundme
më mirë ke për t’i shijuar të mirat e përjetshme.
Dhe ka, në të vërtetë, diçka që të dhurohet
çdo çast dhe s’njeh cak: dhurata e Zotit.
Pranoje.
 
 

© shqipëroi Maksim Rakipaj

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s