Poezi nga Nora Halili

 
Poezi nga Nora Halili
 
 
FEMËR
 
Kam çarë detin e dhimbjes në kembë,
pushtuar kam tokën e ferrit….
E qesha trishtimin që më kaploj,
vetem që të kuptoni,
shpirtin e bukur…
 
Piva lotët e helmit,
vdekjen putha në buzë.
Vallzova në krahët e fatit të mbrapsht,
monstra linda, më shumë se ëngjëj…
të fitoja vdekjen.
 
Të fundit frymë kam bërë poezi….
mësoni se trupi është mashtrim.
Nuk ka, nuk mundet ndryshe…
Dashuria është pjellë,
e femrës së lirë …
 
 
PENDESË
 
Krruspull u mblodh nga dhimbja,
në pabesi e shkelën.
Kish dashtë, kish mundur,
me i flakë larg tij….
 
Askush se degjoj të thërriste,
ashtu rreth çizmes mbledhur.
Një ofshamë pendese…
shpirti dha shpirtë.
 
 
DIKUJ
 
Zemrën kish shkulur nga krahërori,
e mbante në grushte si trofe.
Në pentagramet e kohës kish ardhë,
melodi në veshët shurdh.
 
Me Zotin paqe asnjëherë nuk gjet,
u përballë në duele të heshtura.
Kish mësuar vetem me dashtë,
për zhgenjimin asnjë fjalë…
 
Një tablo pa ngjyra, pa titull,
në muret e jetës varur ish.
Mbi hiret e trupit pa zemer,
” admiruesit ” jargaviten.
 
Zemrën kish shkulur nga krahërori,
t’ ja jepte dikuj që e meriton….

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s