Poezi nga Vasil Çuklla

 
Poezi nga Vasil Çuklla
 
 
Dhe rend… e rend
 
Vite,
mbas lejlekësh,
renda unë
Të ngjatjetoj,
“prurësin” tim, në jetë.
Kur dallgët,
rrihnin qiejve, me shkulmë
Kur të shkumtën,
ëndrrën time,
vidhte agu, vërtet…
 
U rrita,
lejlekët, duke dashur kaq shumë!
Edhe sot,
kur ndër flokë,
ca thinjëbor më ka rënë
Mbas lejlekësh,
ëndrrës,
vazhdoj, rend e rend…
 
 
Ikën… Ikin!
 
Marrë,
gurkrenë mermer,
siç merr gjithkush
altar,
nën sqetull.
Theqafen,
nga sytë këmbët!…
Kërkush
nuk i ndalon!
S’të “sheh” më,
Mëmëdheu!
Mbyll syrin.
Rudh një vetull.
Zgafellën,
që ndrydh ëndrrat,
vet ëndrrën,
të mohon…
Ti rrekesh,
kërkon varrin,
si në legjendë,
të vjetër!
 
Një torbë,
ëndrra flatërore,
pak diell,
një ylber…
Nga cila
“Urë Qabeje”,
nënokes do t’i shkruash
Kush prehër
pret të hapet,
cila e mbyllur, derë
Kush të të thotë
një fjalë,
e ti më pas,
ç’të thuash?!
Ti nisesh i malluar,
me shpirtin mbushur vrrer!
 
“Spirancat”
që të falën,
të qenë kallpe,
të pupëlta.
Fjalë rrëmbyer ere…
Se ti,
“nuk di ç’kërkon!”
Po “fryn” murlan!
Gjëmon!
Fshin llahtaritë
e flutërta.
Mjeran qoftë.
I mjeruar,
kush s’do…
e s’e dëgjon!
Rrëmetin
që shfaros,
përralltaret ëndërrbukura!
Si e vërtetë
e brishtë…
Vonon,
por kurrë s’haron!
 
 
Lutje
 
O Dritë,
më Ndrito!
dhe
Dritëromi sytë.
 
Jo sytë e ballit,
Dritë,
por sytë,
fshehur në shpirt!…
 
Në mbretërinë e shqisave
rrinë fshehur,
n’errëti…
 
Robër, të shpirtit drojtur
e s’do, t’i’a dijë njeri.
 
Zgjoji o Dritë,
pa zgjoji,
të njohin Perëndinë
të shohin,
gjithë sa s’shohin
të puqin
madhështinë!
 
S’ka gjë,
pse s’të shikoj
e di,
diku, ka Dritë!
 
E ndjej në dashuri
Në vezullim,
tek sytë.
 
I falem Perëndisë,
gjithnatë…
e gjithë ditë
t’u falë ndjesive tona
të parrëfyeshmen,
Dritë!
 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s