7 TERCINAT E TË SHTUNËS / Shkëputur nga libri “Fajin e ka Hekuba” të autorit Kolec P. Traboini

 
Kolec P. Traboini
 
 
7 TERCINAT E TË SHTUNËS
 
***
Desha që ajo të vinte,
i shkrova emrin në një letër
dhe hodha nga balkoni në rrugë.
 
 
***
Nimfa e lakuriqtë mu shfaq
mbi liqenin e kaltër të lotit
me puthi në sy dhe u zgjova.
 
 
***
E pushtova të gjithën
si të isha kulpër rreth saj
papritur u gjenda i lidhur.
 
 
***
Një pjeshkë u rrëzua në kopsht
nata elegjoi në qiell
aroma u var nëpër degë.
 
 
***
Drurit të shegës i pëlqejnë luginat,
frutat i ka të kuqe
bëhen më të bukura kur çahen.
 
 
***
Kur flasim për ujin zgjohen drurët
mjegullat zbresin pikëza të kaltra
Dielli lë vetveten në çdo gjeth.
 
 
***
 
Fëminia më erdhi ndajnatë
-Jam Krishti- më tha- hape derën!
Po unë as shtëpi e as derë nuk kisha.
 
 
K. P. Traboini
Nga libri “Fajin e ka Hekuba”
Pantheon Books, Emal 2014

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s