Kalendari poetik: Johann Wolfgang von Goethe (1749 – 1832) / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj

 
Johann Wolfgang von Goethe
 
Kalendari poetik: Johann Wolfgang von Goethe (1749 – 1832)
 
Si sot, më 28 gusht 1749 u lind Goethe, shkrimtar, poet, dramaturg dhe diplomat gjerman, një ikonë e letërsisë gjermane dhe botërore për të gjitha kohët. Shkrimtarja britanike George Eliot ka shkruar për të: «…nga më të mëdhejtë ndër letrarët gjermanë dhe i fundmi njeri i përbotshëm që ka ecur mbi këtë tokë.»
Ja një shqipërim imi në 272 vjetorin e Tij:
 
 
NJË VËSHTRIM…(Ein Blick von deinen Augen…)
 
Nga syt’e tu ndër sy më vjen një vështrim,
Nga buzët, puthje për buzët e mia,
Kush kupton si unë nga dashuria,
Mund të gjejë dot më të mirë gëzim?
 
Nga të mitë ndarë, ti larg, s’të shoh dot,
Mendimet që kam veç më turbullojnë
Dhe gjithmonë tek ato çaste shkojnë,
Të vetmit çaste: dhe filloj qaj me lot.
 
Por beftas loti teret, pa kuptuar:
Dashuria si fllad fryn, në qetësi,
Dhe shumë larg s’paske për ta kërkuar?
 
Mbaj vesh, si pëshpërit, fryn, kjo dashuri;
Vullnetin tënd kam të vetmen lumturi,
Një shenjë më jep, mos më ler’ në vetmi!
 
 

© shqipëroi Maksim Rakipaj

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s