Kalendari poetik: Edgar Lee Masters (23 gusht 1868-1950) / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj

 
Edgar Lee Masters
 
Kalendari poetik: Edgar Lee Masters (23 gusht 1868-1950)
 
Poet, shkrimtar dhe avokat amerikan, i njohur sidomos si autor i Antologjisë “Spoon River”. Kjo vepër e bëri të famshëm, por ngjalli dhe mërinë e bashkëqytetarëve të tij, sepse godet pa mëshirë dobësitë dhe hipokrizinë e tyre. Fitoi shumë çmime për veprën e tij letrare. Ja një nga shqipërimet që kam prej tij:
 
 
DORCAS GUSTINE
 
Atje në fshat, askush nuk më ka dashur,
Sepse ç’më thotë mendja flas, hapur,
Kur më fyente a më shante ndonjë
Përballë i dilja dhe nuk i lija gjë,
Inatin nuk e fshihja, s’rrija i zemëruar.
 
Ai djali spartan, që e kanë lëvduar aq shumë,
Pse mbajti dhe fshehu ujkun nën zhgun
Dhe e la ta shqyente pa u ankuar,
Por më trim ai djalë do të qe treguar
Ta shkulte ujkun e të luftonte me duar,
Ta përballte haptas, jashtë, ku të qe,
Mes pluhurit të rrugës, me gulçima dhimbjesh.
 
Gjuha mund të jetë një organ që s’bindet e bën ç’do,
Por heshtja ama, shpirtin ta helmon.
Më shani sa të doni, nuk më bëhet vonë.
 
 

Shqipëroi: Maksim Rakipaj

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s