Poezi nga Sinan Vaka

 
Poezi nga Sinan Vaka
 
 
DISTIKË TË LEHTE
 
Miq, u ndez syri i merlotit, hijeshojnë gotat,
prushërojnë djemtë hallit, nusërojne gocat
 
Vjeshtë e ëmbël njerëzia, në valle tërmeti
vjen hareja, rilind jeta shpirtit të Përmetit.
 
Era e mushtit, dehet stina , koha paska ardhë,
na ka marrë malli i kohës, për vellon e bardhë.
 
 
PRAGMËNGJES DETAR
 
Puhiza flladit ne agun endacak ende me yje
dhe pyes veten “çfarë rreziku sjell përulja ime ?”
Dëshirat si valët ulen dhe ngrihen,
ndërkohë Najadat, misterioze të pragmëngjesit,
me bikini dhe sy mortale anashkalojnë.
Dhe ti kthehesh,
refleks i keqardhjes kalimtare .
 
Qerpikët e tejzgjatur që u fshehin sytë
sikundër mjergulla që nuk lejon qartësinë,
trupi që largësisë frymon
aromën gati shenjtërim Nimfash,
detyron shpirtin të ndjejë mijëra klithma
edhe pse mijëra jehona trishte të rikthehen.
 
Shpesh është shikimi,
që zemrën e kthen mëkatare,
por të detyron të mendosh vetëqenësinë
dhe mizorisht asgjënë që të përket.
Duket edhe Zoti shkelmon fragmentet
e mbetura nga agu …
 
 
NGASHËRIMI
 
Të rikthehem? Era e dëshpërimit,
lot gjembaçësh ku çelin trëndafila.
Ndoshta duhej , vuajtja e kujtimit
dhe akullsia e fundme, lamtumira.
 
Kotësisht, për çdo kthim kotësisht,
ngashërimit tek loja e dikurshme,
jeta heq, fshin memorjesh përditë
Dhe çel rrugë me drita krejt ndryshe.
 
Portat mbyllur. Vetë koha lodhet,
duke pritur kthjellime dëshirash,
shpirti yt i kursyer largohet,
edhe buzët me pranga dëshirash.
 
Do të kthehem patjetër një ditë,
nëpër çastet kur mallin lot era,
vizitor dhe me hap të sigurtë,
larg në kohë, me mendime të tjera.
 
I kam fshirë si shkollari kujtimet,
çdo sekondë me ty dridhje frike,
edhe zogun që shkonte i lodhur
cicërimës dhe thoshte që ike.
 
 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s