Poezi nga Erina Çoku

 
Poezi nga Erina Çoku
 
 
PUSHTIMI I FUNDIT
 
Ti the: Nesër.
Dhe unë desha që nesër të ishte dje, sot dhe nesër.
Po te ty erdhën dje, sot dhe nesër e së bashku të thanë:
Thuaji asaj të mos na e marrë frymën kështu!
 
Ti u the: Nesër.
Dhe nesër, dje dhe sot të panë me qortim:
Prapë në mëshirë të saj do të na lësh?
 
Ti u the: Vetëm nesër.
Por që nga dje unë do ta pushtoj kohën.
Dhe dje, sot a nesër do të bëhen një,
një përqafim.
 
 
DIÇKA E AMEL
 
Mjaltue â drita
varun prej qielli
litarë-litarë
hollakë
të tejdukshëm
drejt e n’trup
me qafë t’zhveshun
e krahë lakuriq.
 
Drita kullohet muzg
pemve
e lâng i amel
futet lkures s’njeriut
si n’hoje andrrash
per hoje t’thella.
 
Pushtim i langshëm
kuqlohet n’landë,
shkrihet n’kujtesë,
ndrron forcen e randesës,
nget nji dimension t’ri.
 
Ranë e kaltër
bie n’klepsidrat e njoma
me gjurmë poleni,
nji mozaik me hije
t’kuqe,
blu,
t’blerta
ma shton etjen
lang i ngrohtë.
 
Grue e panjoftun me fatin
shkon nji udhe,
burrë i panjoftun me fatin
shkon nji udhe tjeter.
 
Koha ngjeshet langut t’vet,
baticë n’ujë t’kthjellët,
gurët shtrohen t’hirtë n’qiell
retë mblidhen t’bardha n’dhé
andje.
 
Muzgu
nji gjâ e amel,
â tue ngranë gruen
thelb me dritë
e lâng me shije.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s