Poezi nga Etleva Tafa

 
Poezi nga Etleva Tafa
 
 
N’shpi! 
 
Çfarë dashurie është kjo ?
Më zbret diellin e qiellin në tokë,
Anës tjetër përdridhesh,
Me të tjera gra…
Çfarë dashurie është kjo ?
Më shkruan,
Nga mëngjesi në mbrëmje,
Si i etur për:
Dashuri…
Pasion…
Epsh…
Anës bjeshkëve,
Matanë detit,
Përmbi re,
Vazhdon letra dashurie,
Me të tjera gra…
Çfarë dashurie është kjo ?
Kur unë digjem për ty,
Ti rend si dem i tërbuar,
Me tjetër grua.
Çfarë dashurie është kjo ?
Qesh si i marrë kur plotëson,
Hartën e marrinave tua,
Me të tjera gra…
Çfarë dashurie është kjo ?
Si arrin dhe ndjen zjarrin e dashurisë
Të çdo gruaje?
Të asaj gruaje që shpirtin
Ka tjetërkund…
Të asaj gruaje që vetëm fundshpinën ka për ty…
Jo nuk besoj…
A ke mend a ke perëndi?
Je i vetmi që e njeh
Ngjyrën e rruzares sime….
Tani hapi veshët,
Largo dyllin,
Dhe më dëgjo me vëmëndje,
Kur hëna e rrumbullakët të vijë përsëri,
Do të shndërrohem në lakuriq nate,
Dhe atë ditë do të rebelohem,
Nga dashuria,
Me dashuri,
Për ty!
Dhe ti do ta kesh shumë të vështirë
Ta ndalosh kryengritjen timen…
Ndaj mlidhe mëndjen mirë,
Mos merr pe
Kur gjylpanën pa birë e ke!
 
 
KËNDEJ LULËZON JETA, I DASHUR
 
Këndej është botë tjetër, i dashur
Njerëzit, malet dhe pemët buzëqeshin
Ndiehet pranvera në çdo anë.
Këndej nuk flitet për viruse
Flitet vetëm për të mbjellat e sivjetme
Për mbirjen e qepëve, gjethet e trëndafilave, rritën e grurit
Për lulet e pemëve e frutat që do bëjnë
Flitet për verë të bereqetshme
Për ujë të bollshëm nga bora e fundit
Këndej është botë tjetër, i dashur
U japim dorën të gjithve
Bëhemi bashkë e pijmë kafe në oborr
Na shoqërojnë cicërimat e zogjve
Kakarisjet e pulave, tingujt e kultivatorëve.
Këndej dielli lind herët, i dashur
Na është ngjyrosur ajo verdhësia që kemi marrë në qytet
E di? Edhe më të bukur jemi bërë!
Këndej ajri i vargmaleve të Pashtrikut t’jep frymë
Rrjedha e lumit Drin s’lë kund grimcë pluhuri
E fushat e gjelbëruara t’rinojnë.
Këndej nuk lulëzojnë veç lulet
Lulëzon edhe jeta, i dashur
Lulëzon dashuria e fisnikëria
Këndej ka veç një lloj mungese
Nga ato mungesat që t’prekin në shpirt
Këndej mungojnë veç zërat e fëmijëve
Që kanë marrë rrugë mërgimi qysh në bark të nënës
E andej… andej gjithçka është e zbrazët
Pos dashurisë tënde që i jep kuptim qenies sime.
Këndej është jeta, i dashur!

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s