Poezi nga Ledia Dushi / Shkëputur nga vëllimi poetik “n’nji fije t’thellë gjaku”

 
Poezi nga Ledia Dushi
 
 
Rrezet n’mal
 
Mali ka lëshue kupat
n’krye tim;
kullat
janë hedhë
n’votër t’zjarmit..
N’midis t’ditës
luspat e rrezeve
presin nji fmij
që s’lind.
 
 
Kunorë arrash
 
Nata
t’i ban
dëshirat gropa..
Ti Bukurçile
lene skeletin n’shtrat
me ankthin
e ndjesisë fmij.
Eja në kullat e mija
preki krejt votrat
që derdhin llavë…
Nji zjarm bosh e i beftë,
nyje ta lidh t’qeshunen.
Shtiza e argjilitë
vritet përmidis
tue u shkëndijue
me kunorën
e thalbave t’arrës
n’majë.
 
 
Ditët i shtijnë n’gojë
 
Liqeni
nis pllumbnervat për qiell;
shpija e kualve
rrëzohet prej malit…
Frymorthat
çilin n’hapsinë
tue zanë diellin,
yjëzat i mbesin n’fyt…
Fmijët ditët i shtijnë n’gojë
si gishta t’thyem,
bajnë me sy si engjëjt,
era ia gdhendë mushkënitë.
Ka orë t’reshme
që e ndjej barin
tue m’belbëzue ndër kambë…
kryet m’asht shkri
tue lind
trunin bebe…
 
Terri m’hyn n’trup
thershëm
m’del gjak si qiri,
kur fmija
ulen n’tokë balonë.
 
 
Tanë kanë vdekë
 
Peshku zbërthen luspat
tue diftue
zambakët e grunjt’
t’trupit t’vet…
S’m’shihen ma kambët
tash t’shpërvjeluna
me humbdritën….
S’m’ndizen ma krahët
tash t’theruna me erën…
gjoksi përshndrit ftoht
me pulla t’shkapërndame,
prej gjethesh t’shkyeme..
 
Rrëshqas
n’rruzaret e çmenduna
zhvesh’ ndër toka…
Priftat zhvishen,
shtatit i rrënqethet
nji drenushë
me buzë t’spërdredhuna…
 
Shkëputur nga vëllimi poetik “n’nji fije t’thellë gjaku”
 
 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s