Poezi nga Myrteza Mara

 
Poezi nga Myrteza Mara
 
 
BESOJ ZEMRËN
 
Më thoni, o njerëz, më thoni ta di
Dhe mos ngrini supet të çuditur.
Sa mund të zgjat në jetë një dashuri?
Më duhet, thjesht, sa për ta ditur.
 
Unë them “gjithë jetën”, po kush më beson
Të parët që s’besojnë janë shkencëtarët.
“Vetëm nëpër ëndrra-ëndrrat dashurojmë
Ose dhe në librat që shkruajnë shkrimtarët!”
 
Na japin leksione mbushur me teori
Plot me formula dhe reaksione kimike
Zgjat shumë pak-thonë-një dashuri!
Por unë besoj zemrën, miken besnike.
 
Për këtë lloj dashurie po ngjirrem e pyes,
Jo për flirte dhe lajka pragmatiste
Dashuria është baras me njëmijë Jetë
Është fryma e shenjtë në qiej drite!
 
Dashurinë s’e blejnë dot as mbretërit,
Nuk mund të blihet një Kryembretëri
Rreth boshtit të saj vërtiten planetet
E vetmja që matet me dritëpërjetësi.
Besoni o njerëz, besoni vetëm zemrën
Dhe mos ngrini supet të çuditur.
Dashuria na e zgjat jetën si në ëndërr
Urrejtjet kanë dhëmbë për të përtypur.
 
 
DO TË IKI
 
Do të iki larg,
larg nga malli i thinjur
si grykë vullkani e shurdhuar,
në udhën e lotit të do iki.
Atje do ketë më shumë dimër,
më shumë ortek të rrëzuar,
të shkurtra dhe ditët,
por unë të do iki.
Lodhur urat e besimit
nga rrjetat e ndryshkura të thashethemeve,
ngushtësi e verdhë
në të vemtin shteg të verbuar.
Do shkund supet nga thërrmijat e pendimit,
mbi kallot e patericave të thyera.
nata e premtimeve.
 
Pas, si dele të urta
gjysmëëndrrat e plagosura,
të rrudhura si pritja e legjendës.
Heshtjet e gurta,
ajzbergët e mëdyshjeve të pasosura,
pentagramet e pashkruara të këngës,
mbi slitën e hijes do më ndjekin.
 
Mbi çatinë e imazheve
trokasin gurët e pelegrinëve
të vjetër, ndaj mos kërkoni
gjurmët e ikjes time nëpër akull,
as rrëshirat e qirinjëve të tretur.
Do vesh pelerinën e mykur të harrimit,
dhe s’do kërkoj oaz psherëtimash,
por do të iki larg, si vjesht e lodhur
nën hirin e mekur të yjeve të kujtimit,
vetëm!

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s