Kalendari poetik: Knuts Skujenieks 5 shtator 1936 / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj

 
Knuts Skujenieks
 
Kalendari poetik: Knuts Skujenieks 5 shtator 1936
 
Sot mbush 85 Knuts Skujenieks, poet, gazetar dhe përkthyes leton. Në kohën e Bashkimit Sovjetik, e arrestuan dhe dënuan me 7 vjet punë të detyruar në vitin 1962 me akuzën “agjitacion dhe propagandë antisovjetike”. Kishte të drejtë t’i dërgonte familjes dhe miqve dy letra në muaj; në ato letra dërgoi rreth një mijë poezi që u botuan në Letoni vetëm në vitin 1990. Ja poezia që përzgjodha sot nga poeti leton:
 
 
DUART E PIANISTIT LIU SHIKUN*
 
E shkurtër kjo histori.
Ata i thyen duart
Pianistit.
 
I thyen duart
Në emër të Revolucionit Botëror
Dhe për hir të së Ardhmes së Ndritur.
 
Ata thanë
Nëse zotat duhen ushqyer
 
Duhet të bëjmë fli.
 
Dhe duart e thyera
Të pianistit
E vetmja provë për besnikëri
Nëse njeriu mund t’i lerë peng besnikërinë
Një zoti të pangopur.
 
Edhe pse
Kinez nuk jam
Nja dy gjëra i di
Për idhuj
Dhe idhujtari.
 
Shënimi im: Liu Shikun (1939), kompozitor dhe pianist i shquar kinez, i vlerësuar me disa çmime ndërkombëtarë; gjatë “Revolucionit Kulturor Proletar” në vitin 1968 në Kinë, i thyen duart me çekiç, pastaj e arrestuan dhe e dënuan me tetë vite burg.
 
(nga letonishtja në anglisht Margita Gailītis)
 
 
 

© shqipëroi nga anglishtja Maksim Rakipaj

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s