Kalendari poetik: David Herbert Lawrence (1885-1930) / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj

 
Kalendari poetik: David Herbert Lawrence (1885-1930)
 
D.H. Lawrence, shkrimtar, poet, dramaturg, eseist dhe piktor britanik, u lind më 11 shtator 136 vite më parë. Kritika e mban si një nga figurat më të shquara të letërsisë britanike të shek XX. I tij është edhe romani “Dashnori i Lady Chatterley”, libër që krijoi zhurmë të madhe kur u botua, dy vite para vdekjes së autorit nga tuberkulozi. Për shkak të shëndetit të brishtë shumë vite i kaloi në Itali. Vdiq në një sanatorium në Francë, më 2 mars 1930. Ja një poezi prej tij, me titull “Pleqëri e Bukur”, nga poeti që u shua i ri, pa arritur të plakej:
 
 
PLEQËRI E BUKUR
 
David Herbert Lawrence
Duhet të jetë bukur me qënë plak
në paqen që përvoja sjell
bashkë me rrudhat e pjekurisë.
 
Buzëqeshja me rrudha pas një jete
me guxim jetuar duke pranuar rrëzimin
si fruta të pjekur që erëmojnë si mollët
që ruajmë për dimër.
 
Vijnë e shtrohen të moshuarit, si mollët,
nga dashuria lodhur.
Erëmirë si gjethe zverdhur, të butë, të qetë,
si kënaqësi e vjeshtës.
 
Një vajzë e re do të thoshte:
bukur të jetosh e të plakesh.
Shoh time më, sa e pasur dhe po ajo është ende!
 
Një djalosh do të mendonte: Për besë,
shumë ka hequr im atë, por ka bërë jetë!
 
 

© shqipëroi Maksim Rakipaj

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s