Nankurunaisa / Poezi nga Juljana Mehmeti

 
Poezi nga Juljana Mehmeti
 
 
Nankurunaisa
 
E kërkoj çdoherë ekulibrin imagjinar
krahëhapje kockash e gjaku
tek ngrejnë trupin në këmbë
dhe zhvendosin larg
në kërkim të një pike mbështetje.
 
Sensacionet vibrante ajrit të padukshem
lëkurës i ndiej
rrëshkitjes kapriçoze të universit
që poret i ndez
në një shkrirje perfekte
të imagjinatës së shfrenuar
ndërgjegjies së përhumbur
forma gjethesh shkëputur nga trungu.
 
Më pëlqen të shtrihem
reflektimit të rrezes diell
iridës së një bulëze vese
luledeles ngulur në tokë
kurorës së një reje bredhacake që vallëzon në detin qiell
Aurës që rrethon trupin e zbuluar…
 
Me kohën, çdo gjë shkon në vendin e duhur!
 
*Nankurunaisa – me kohën sistemohet çdo gjë.
 
@ julja

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s